Te pasurit e superiores ja milioneret e futbollit

Te pasurit e superiores, ja milioneret e futbollit

Të rinj, të suksesshëm por edhe të pasur. Këta janë futbollistët e Superiores. Për ata që mendojë në Shqipëri futbollistët nuk marrin para, gabohen rëndë. Shqipëria dhe Kategoria Superiore është parajsa e rrogave në Ballkan, sidomos për lojtarët që janë në perëndim të karrierës. Nga 50 deri në 80 mijë euro në sezon marrin futbollistët e huaj dhe shqiptarë. Mjafton që të jenë cilësorë. Presidentët shqiptarë paguajnë pafund para për të marrë në ekip lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Emrat janë po ata. Futbollistët që kanë ardhur me shumë bujë në merkato nga të cilët priten “magji” në fushën e lojës.

Flamurtari-Tirana, aristokratët e Superiores

Dy nga skuadrat që këtë sezon kanë paguar më shumë, por që nuk kanë marrë rezultatet e pritura nga pagesat janë në fund të renditjes. Tirana dhe Flamurtari janë kampionët e pagesave por që nuk justifikojnë harxhimet e presidentëve. Bakana, Buval, Popkaze e Nexhipi paguhen nga 80000 euro e Morina 57000 euro. Tek Tirana, Roland Gërxhaliu merr 65000-75000 euro në sezon. Elis Bakaj paguhet 10 milionë lekë, serbi Karan fiton 50000 euro, Erjon Vucaj i kap 6 milionë lekë dhe Gjergji Muzaka 50000 euro i fut në xhep. Rroga marramendëse që janë përtej 10 milionëshit të rinj dhe që gjithsesi nuk është se bëjnë diferencën në fushën e lojës.

Partizani e Skënderbeu të “vobektët” e xhepave

Sukaj, Salihi, Shehi, Shkëmbi, Lilaj, e me radhë janë të parët në superiore. Mund të kenë humbur shumë pak pikë me ekipet e tyre, por që “paguhen” me rroga të vogla. Edhe pse kanë një kontratë tjetër me drejtuesit e ekipit, shumat në këto kontrata i kanë modeste. Nuk i kalojnë 1.5 milionë lekë të vjetër. Një kontratst i madh me ata që kanë luksin të shënojnë shifra marramendëse për të qenë në fushën e lojës me një ekip shqiptar. Hile nuk ka në këtë mes veç faktit që mes presidentit dhe lojtarëve ka marrëveshje xhentëlmenësh për pagesat e parave. Edhe Kukësi i brazilianëve paguhet me shifra të vogla ndryshe nga çfarë marrin në realitet futbollistët.

Të tjerët sipas vendit

Laçi, Teuta, Vllaznia, Tërbuni, Bylisi janë pesë skuadrat e tjera, por që përsa i përket shpenzimeve të rrogave janë të përmbajtur. Jo më shumë se 50 milionë lekë të vjetër për lojtarët më të mirë kanë ata në dispozicion. Shuma këto mëse të arritshme për ekipe që nuk kanë buxhete të mëdha për gjithë sezonin. Kontrast bën Vllaznia që ka rroga të larta dhe paguhet nga bashkia, ndryshe nga ekipet e tjera që kopsiten me ato pak para që arrijnë të fitojnë duke shitur të drejtën televizive.

Financimet

Skënderbeu është ekipi klasik që sivjet pagoi të paktën 7 sezone investime. Edhe pse arriti të humbasë 14.1 milionë euro, por me kualifikimin në Europa League së paku ka përfituar 6.4 milionë euro, ndërsa kështu është klubi më i pasur në vend, që gjatë një sezoni arrin të harxhojë 1 milion euro. Këtu nuk futen paratë nga e drejta televizive dhe fitoret e barazimet që do të marrë deri në fund të Europa League. Shkurt edhe pse është klubi milioner në Shqipëri, rrogat i ka të përmbajtura.

11 më të paguarit

Bakana Tskhadadze 80000

Bedi Bastien Buval 80000

Giorgi Popkaze 80000

Nderim Nexhipi 80000

Roland Gërxhaliu 65000-75000 euro

Elis Bakaj 10 milionë lekë

Dejan Karan 50000

Erjon Vucaj 6 milionë lekë

Mario Morina 57000 euro

Gjergji Muzaka 50000 euro

Shkëlqim Muça 4.8 milionë lekë

Të dhëna

Bonuset 30%

Për ata që arrijnë që të shkëlqejnë në një sezon, nuk ka vetëm para nga rrogat. Një nga mundësitë e mëdha janë bonuset. Këto bonuse nisin nga 10 për qind dhe përfundojnë 30% të shumës që një lojtar merr rrogë në një sezon.

Sukaj klauzola 75 mijë euro

Për ata që nuk e dinë, Xhevahir Sukaj veç rrogës që e ka jo më shumë se 10000 lekë, duhet të shënojë sa më shumë gola. Një gol me të kuqtë i kushton Partizanit 2000 euro, kontratë kjo që shkodrani ka me presidentin Demi. Po kështu për prishjen e kontratës Sukaj duhet të paguajë tek Partizani për largimin 75000 euro, shumë kjo e arsyeshme.

1 milion lekë të vjetër pak a shumë kanë kontratën lojtarët e Partizanit dhe Skënderbeut si pagesë mujore. Duket qartë se ndryshe futbollistët e këtyre dy skuadrave kanë firmosur në kontratat e depozituara në FSHF dhe ndryshe ato që kanë lojtarët me presidentin. Kështu Sukaj, Salihi, Shehi, Shkëmbi, Lilaj e me radhë “paguhen” me rroga të vogla edhe pse kanë një kontratë tjetër me drejtuesit e ekipit.

Të huajt i marrin të gjitha paratë nga gjyqetEdhe pse zyrtarisht nuk bëhet e ditur FIFA dhe UEFA jo pak herë kanë ndërhyrë për të shuar marrëdhëniet e prishura mes lojtarëve dhe klubeve shqiptare. Kështu në pothuajse 90 për qind të rasteve lojtarët e huaj që luajnë në Shqipëri dhe që ankohen në FIFA, arrijnë të fitojnë çështjet. Po kaq për qind e lojtarëve të huaj nuk marrin paratë ashtu si edhe shqiptarët. Të huajt me kontrata të rregullta e gjejnë drejtësinë në FIFA.

Madje, shumë klube shqiptare e kanë pësuar me humbjen e pikëve nga renditja për të mos thënë që10 mijë euro i kanë paguar tre fish. Janë shumë klubet që janë bërë shembull. Skuadrat e fundit që u janë hequr pikë për shkak të mos pagimit të lojtarëve ishte Vllaznia e Elbasani. Komisioni i Disiplinës në FIFA vjet dënoi klubin verior me -3 pikë në sezonin e shkuar, pasi nuk i ka shlyer detyrimet lojtarit Brnoviç. Malazezit nuk i është shlyer kontrata e dy sezoneve më parë, rreth 5 mijë euro.

Mosshlyerja e një ish-lojtari të Elbasanit, Darko Periç, para tre sezonesh, ka bërë që ky i fundit të hapë gjyq dhe të ankohet në FIFA. Kjo e fundit i ka dhënë të drejtë futbollistit në fjalë, që duhet të dëmshpërblehet me 11 mijë euro, ndërkohë që Elbasanit i hiqen 3 pikë nga klasifikimi. Dinamo ka qenë një nga skuadrat më të infektuara në këtë çështje. Bluve para dy viteve iu zbritën tri pikë nga FIFA, për shkak të mospagimit të lojtarit kroat Dario Bodrusiç (Superliga 2011- 2012). Pas tij borxhi 27.000 € ndaj serbit Marko Putinçanin, FIFA dënon me -3 pikë Dinamon!

Festë dhe stërvitje

Nisin impenjimet e kombëtares për miqësoren me Gjeorgjinë, që do të luhet të hënën, në orën 20:00, në “Qemal Stafa”. Tetë nga kuqezinjtë, që luajtën më shumë minuta ndaj Kosovës, Cana, Gjimshiti, Rrahmani, Aliji, Basha, Xhaka, Sadiku dhe Cikalleshi, bënë vetëm disa ushtrime shkrydhëse, si dhe vrapime nën drejtimin e përgatitësit atletik, Alberto Belle. Pjesa tjetër e lojtarëve bëri nxehjen e zakonshme dhe pastaj iu nënshtrua ushtrimeve tekniko-taktike.

De Biazi i mori “frenat e stërvitjes” kur erdhi momenti për intensifikimin e ushtrimeve me topin në kushtet e lojës. Mbrëmjen e djeshme, të gjithë ishin në pritjen që shtroi FSHF-ja në "Pallatin e Brigadave", ku do të jenë shumë të ftuar, personalitete dhe njerëz të sportit e të futbollit kombëtar. Eventi në fjalë titullohej “Kombëtarja në Europian” dhe organizohet me rastin e kualifikimit të parë të ekipit kombëtar shqiptar në finalet e Kampionatit Europian, “Euro 2016”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama