Befason De Biasi Luajtem kunder vellezerve tane

Befason De Biasi: Luajtem kunder vellezerve tane

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka thënë pas miqësores me Kosovën se, kjo ishte një ndeshje shumë e mirë me një atmosferë të jashtëzakonshme që krijuan tifozët në stadium.

Ai ka befasuar duke thënë se "luajtëm kundër vëllezërve tanë".

"Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme. Nuk ishte e lehtë që të luanim ndaj Kosovës duke e parë dashurinë që kanë mes veti këto dy vende. Po ashtu edhe fusha nuk ishte në nivel, por në fund të gjithë u ndan të kënaqur. Ishte ndeshje vëllazërore, luajtëm kundër vëllezërve tanë", u shpreh De Biasi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama