e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tavekio e ka seriozisht, do De Biazin pas ikjes së Kontes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tavekio e ka seriozisht, do De Biazin pas ikjes së Kontes

Xhani De Biazi vazhdon të lakohet si një nga kandidatët e mundshëm për stolin e Italisë. Konte-dhe-De-Biazi kryesoreDitën e djeshme, ka qenë gazeta e njohur "Corriere Della Sera" që ka shkruar se presidenti i Federatës Italiane të Futbollit është duke menduar seriozisht për trajnerin shqiptar.

Duke qenë se lista për pasardhësin e Kontes është duke u ngushtuar dita-ditës, De Biazi është një alternativë. Ranieri dhe Kapelo kanë refuzuar të marrin stolin e kombëtares italiane, i cili do të jetë vakant pas përfundimit të Europianit. Antonio Konte me shumë mundësi do të marrë drejtimin e Çelsit duke lënë të lirë pankinën e kombëtares.

"De Biazi, Maxarri, Prandeli dhe Ventura janë disa nga emrat që ka në listë Tavekio. Presidenti është duke analizuar të gjitha situatat për të vendosur për pasardhësin e Kontes", shkruhet në gazetën italiane.

De Biazi

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, është shfaqur gjithmonë diplomat dhe korrekt kur bëhet fjalë për të ardhmen e tij. "Nuk mund të diskutohet e ardhmja ime çdo ditë, para dhe pas çdo ndeshjeje. Unë po mendoj seriozisht për Europianin sepse është një sfidë e madhe për skuadrën, për kombin dhe gjithashtu për mua. Më mirë t'i marrim gjërat një e nga një", ka thënë De Biazi.