Taulant Xhaka ne klubin e Serie A ceshtje oresh

Taulant Xhaka ne klubin e 'Serie A', ceshtje oresh

Mbetet një çështje orësh finalizimi i marrëveshjes për transferimin e një tjetër lojtari kuqezi në Serie A. Mediat italiane vazhdojnë të këmbëngulin se Fiorentina është shumë pranë mesfushorit të Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka. E përditshmja e rajonit të Toskanës, “La Nazione”, thekson se 24-vjeçari dhe klubi vjollcë do të arrijnë marrëveshjen shumë shpejt pasi trajneri Paulo Sousa e kërkon me cdo kusht në “Artemio Franchi”.

 

Gazeta në fjalë shton gjithashtu se bisedimet mes dy klubeve janë në fazën përfundimtare dhe Xhaka mund të bashkohet gjatë ditëve të ardhshme me grupin e skuadrës toskane në fazën përgatitore. Është presidenti Della Valle ai që që po bisedon detajet e fundit me drejtuesit e Baselit dhe sipas informarioneve, kartoni i mesfushorit mund t’i kushtojë presidentit të Fiorentinës rreth 5 milionë Euro.

 

Ndërkohë, lojttari shqiptar e ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin italian që kërkon ta afrojë sa më parë në grup për të nisur punën me organikën e plotë në kuadër të sezonit të ri. Xhaka e veshi fanellën kuqezi për herë të parë në shtatorin e vitit 2014 duke i dhënë më shumë siguri mesfushës së Shqipërisë në ndeshjet eleminatore të Euro 2016.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama