Pas krenimit nisin ironite me Ballist Morinen

Pas 'krenimit' nisin ironite me Ballist Morinen

Ai u prit si hero pasi deklaroi se ishte autori i ngritjes së dronit në Beograd por kur vjen puna për lekë nuk të fal njeri! Ismail Morina ndryshe Ballisti ka qenë në qendër të medias prej muajsh pas ngritjes së flamurit të Shqipërisë së Madhe.

Së fundmi u bë dhe një emision për të ku thuhej se ishte hapur edhe një llogari bankare për t’i ardhur në ndihmë.

Pikërisht këtu Ballisti u “ka dalë nga zemra” shqiptarëve.

Kanë qenë të shumtë ata që e kanë kritikuar apo ironizuar.

“Ai nuk është i pamundur fizikisht që të kërkojë lëmoshë”, shkruante një komentues.

“Nëse pagoi 7 mijë euro për ngritjen e dronit atëherë nuk është edhe aq fukara”, shkruante dikush tjetër.

Edhe aktori Julian Deda ka ironizuar me të.

“Një pyetje kam…Po për mua që jam aktor, dhe nuk e kam bërë akoma krenar kombin tim duke ngritur një dron, a do hapë njeri ndonjë llogari bankare, se më duhen ca lekë?!??”, shkruan Deda në FB e tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama