e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Taulant Xhaka: Zgjodha Shqiperine, Zvicra s'me donte

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Taulant Xhaka: Zgjodha Shqiperine, Zvicra s'me donte

Taulant Xhaka e ka pranuar se zgjedhje e tij e parë ishte Zvicra,. Por, pasi ekipi helvetik nuk e deshi, ai vendosi për opsionin e dytë, që ishin Kuqezinjtë. Futbollisti kosovar ka kaluar nëpër grupmoshat e ndryshme të Zvicrës, por kur erdhi momenti të kalojë në përfaqësuesen A,  Ottmar Hitzfeld nuk e mori asnjëherë në konsideratë. Sigurisht, 22-vjeçari ka mbetur i zhgënjyer për këtë fakt. “Një telefonatë do të ishte e mjaftueshme për të më bërë të mendoj. Nuk do ta zgjidhja Shqipërinë, por isha i zhgënjyer nga Zvicra”, deklaroi Xhaka për “Blick”.

“Pastaj, Shqipëria e ka  treguar se me të vërtetë më do, kështu që vendosa ta pranoj këtë ftesë. E kam marrë pasaportën shqiptare tri javë më parë. Pasi u mendova mirë, vendosa ta pranoj këtë ftesë”, shtoi mbrojtësi prishtinas. Xhaka beson se tek Shqipëria do të mund ta tregojë veten dhe se do të jetë i dobishëm për Kuqezinjtë. Natyrisht, ai mund të luajë kundër vëllait të tij, Granitit, më 11 tetor në ndeshjen Shqipëri – Zvicër, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2014. “Gjithçka është e mundshme. Do të jetë si një ferr. Kam biseduar me Granitin. Ai dhe familja e kanë respektuar vendimin tim. Edhe pse është e qartë se ne do të dëshironim të luanim së bashku”, përfundoi Xhaka.