e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tare rikujton Serbi-Shqiperi: Do veproja njelloj si Cana

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tare rikujton Serbi-Shqiperi: Do veproja njelloj si Cana

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare i është rikthyer edhe njëherë ndeshjes Serbi-Shqipëri për të rikujtuar episodet e pakëndshme që dhuroi ajo ndeshje. Duke folur për mediat italiane, Tare tha se sjellja e serbëve ishte e turpshme.

“Dp veproja njësoj si Cana, edhe unë do t’a kisha goditur me grusht tifozin serb. Ajo që ndodhi në stadiumin e Beogradit ishte e turpshme, nuk u garantua siguria minimale”, tha Tare. Aktualisht dy shqiptarët janë të dy te Lacio, Tare drejtor sportiv ndërsa Cana një shtyllë e rëndësishme e mbrojtjes.