e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ivani i 'tmerrshem': Ja pse hyra ne stadium

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ivani i 'tmerrshem': Ja pse hyra ne stadium

Ivan Bogdanov, i njohur ndryshe si Ivani i “tmerrshëm” ka treguar arsyet përse u fut në stadium në ndeshjen që Serbia luante kundër Shqipërisë në stadiumin e Beogradit. Bogdanov i është dorëzuar policisë serbe në prani të avokatit të tij pas disa muajsh kërkime.

“Jam futur në stadium për të hequr dronin me flamurin e Shqipërisë. Më bezdiste prania e tij në stadium”, ka thënë Bogdanov. Ai rrezikon të dënohet tani me 5 vjet burg pasi i ishte ndaluar hyrja në stadium pas incidentit të ndodhur në Xhenova në ndeshjen kundër Italisë.