Tare humb çarterin e Lacios, negociata me Van Persin në Stamboll
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Italisë pas përfundimit të takimit me Gallatasarain. Ai ka në plan transferimin sulmuesit të mirënjohur Robin van Persi.
E përditshmja sportive italiane "Corriere dello Sport", ka njoftuar se drejtori shqiptar është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Fenerbahces.
Van Persie spekulohet se dëshiron të largohet nga klubi turk, dhe Tare është i gatshëm ta mirëpresë në Olimpico. Madje ai ka qëndruar enkas në Turqi për të vazhduar bisedimet.
Miroslav Klose do të largohet nga Lazio në fund të këtij sezoni dhe Tare e konsideron Van Persien si një pasardhës ideal për gjermanin.