e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Talenti shqiptar i Arsenalit kalon tek Sevilia

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Talenti shqiptar i Arsenalit kalon tek Sevilia
Alban Bunjaku, mesfushori me tipare sulmuesi i ekipit të Arsenalit ka nënshkruar një kontratë për ekipin spanjoll të Sevilias. 18-vjeçari i lindur në Romford që luan prej moshës 8 vjeç për topçinjtë, pavarësisht se shihet se një talent është lejuar të transferohet për në La Liga.

Ai ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare për klubin Andaluzian. Bunjaku, vitin e kaluar ishte në qendër të “luftës” mes Anglisë dhe Shqipërisë, se cila prej tyre do të siguronte shërbimin e tij për në kombëtaren e të rinjve. Trajneri i Anglisë kërkoi që lojtari të provohet nga federata e vendit ishullor pasi e shihte shqiptarin si një lojtar të së ardhmes.