'Anglia kishte Pirlon e vet, por u la ne plazh'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mbrojtësi i Mancester Junajtid ka shprehur zhgënjimin e tij për faktin se nuk pa të aktivizoheshin mjaft lojtarë të rinj në radhët e Anglisë gjatë finaleve të “Euro 2012”. Rio Ferdinand ka goditur mungesën e mundësive të dhëna që mund të vinin nga lojtarë të rinj, si Phil Jones dhe Alex Oxlade-Chamberlain. 33-vjeçari, i cili ishte lënë jashtë skuadrës kombëtare nga Roi Hodgson, mendon se “gjaku i ri” duhet të kishte pasur një rol më të madh në turneun e kësaj vere. “Unë jam një tifoz i Chamberlain dhe kam kërkuar për të parë më shumë prej tij, por në fund të fundit, e përfundoi turneun si një spektator.
Ai ishte pothuajse në të njëjtën pozitë si Teo Uollkot, kur u ftua për Kupën e Botës 2006. Edhe Phil Jones është një nga lojtarët më të adaptueshëm që kemi në vendin tonë, po ku ishte ai? Kur ne kemi nevojë për të marrë topin nga mesfusha, për të përparuar me të deri në 40 metra, s’mund ta bëjmë këtë me lojtarë mbi 30 vjec,”- ka nënvizuar ndër të tjera mbrojtësi i “djajve të kuq”. Mesfushorët qëndror të “Tre Luanëve”, Stiven Zherard dhe Skot Parker u la pa u mbuluar nga pas me përvojën e Frenk Lampardit dhe Gareth Berrit, por Jones, i cili ka luajtur në atë pozicion për klubin e tij, u la në stol. “Kjo nuk është një kritikë, por një konstatim, sepse drejtimi i Anglisë tregoi se ishim tepër konservativë, – tha Ferdinand, duke thumbuar trajnerin Roi Hodgson. – Unë jam duke lexuar shumë gjëra rreth asaj se është koha për t’u dhënë më shumë hapësirë të rinjve, dhe jam dakord, por si mund ta bëjmë këtë kur trajneri i mban ata në stol.
Çfarë kemi mësuar në lidhje me Alex Chamberlein dhe Phil Jones në këtë turne? A e dimë se sa ndikim do të kishin pasur këta dy lojtarë, nëse aktivizoheshin, në një ndeshje vendimtare si ajo me Italinë. Sa për Phil, ne tani do të duhet të presim deri në Kupën e Botës 2014, në Brazil, me kusht që të kualifikohemi, për të parë se sa i mirë është ai. Në këtë drejtim, të dhënies dorë të rinjve, unë mendoj se ky turne ishte një mundësi e humbur “.
Ferdinand foli më tej edhe për përjashtimin e Michael Carrick nga skuadra e Anglisë, duke e krahasuar e “play-maker”-in anglez me Andrea Pirlon. “Njerëzit po flasin sot për ndikimin e madh që Andrea Pirlo pati për Italinë kundër nesh, mirëpo Pirlo ynë ishte në një plazh, diku, – ka pohuar Ferdinand. – Michael ishte njeriu për të krijuar e ndërtuar lojën e Anglisë, por cuditërisht nuk pati vend për të në këtë Europian. Pirlo është gjithmonë i rrezikshëm, kur atij i lejohet kohë dhe hapësirë, por rruga për ta ndaluar atë është të vendosësh dikë të ngjashëm përballë tij. Nëse Pirlo do të ishte anglez, dyshoj shumë se si cilësitë e tij mund të ishin anashkaluar … jo vetëm nga menaxheri aktual, por ndoshta edhe nga ata që ishin para tij.”