Taksimi progresiv, Rama: Ja si llogaritet paga
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Socialistët kanë menduar ta konkretizojnë idenë e përfitimit që do të kenë qytetarët nëse do të aplikohet taksimi progresiv. Përmes një aplikacioni, qytetarët do të mund të llogarisin direkt nga kompjuteri i tyre se sa është taksimi aktual për pagën dhe sa do të jetë nëse socialist do të fitojnë zgjedhjet e 23 qershorit. Në profilin e tij në Facebook, është vetë kryesocialisti Edi Rama i cili ka publikuar edhe “makinën llogaritëse” që llogarit fitimin që do të ketë një punonjës nëse aplikohet taksimi progresiv që kërkojnë të vendosin socialistët. “Këtu mund të llogarisni vetë sesa do të kurseni çdo vit me taksën e ndershme që propozon Partia Socialiste.
Taksa e ndershme është një nga shtyllat kryesore të Programit për Rilindjen. Ne besojmë se kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë, e kush fiton më pak duhet të paguajë më pak”, shkruan Rama. Për kreun socialist, taksimi I tanishëm rëndon njësoj në xhepat e qytetarëve, ndonëse përfitimet nuk janë të njëjta .
“Partia Socialiste beson tek taksimi i ndershëm. Kush fiton më shumë do të paguajë më shumë, e kush fiton më pak do të paguajë më pak. Me taksën e sheshtë Kryeministri në ikje paguan më pak taksa se një mjek, infermiere apo arsimtar. Me taksimin e ndershëm 95% e qytetarëve shqiptarë do të paguajnë më pak taksa”, thekson kreu socialist. I pyetur nga ndjekësit e tij në rrjetin social, kreu socialist shprehet se pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, ai si kryeministër do të paguajë më shumë se një punonjësi i administratës, ndërkohë që sot, ndodh e kundërta.
“ Unë do të paguaj më shumë taksa sesa ky doktori kryeministër që kemi sot i cili paguan më pak se një infermiere e thjeshtë. Në mbarë botën ata që fitojnë më shumë paguajnë më shumë. Në Europë po e po. Në Amerikë po ashtu dhe sigurisht që do ta reklamojmë me sa të mundemi, sepse jemi një forcë që besojmë tek drejtësia sociale dhe jo tek kapitalizmi i egër e i çoroditur si ky që kemi në Shqipëri”, thotë më tej Rama.
Taksimi progresiv
Sipas ekspertëve të PS—së që kanë hartuar programin e kësaj force, ndonëse qeveria propagandon se gjatë periudhës 2006 – 2010 ka ulur taksat, faktikisht ka ndodhur e kundërta pasi për 95% të popullsisë taksat janë rritur. Për opozitën, vendosja e taksës së sheshtë nuk solli uljen e taksave, por vetëm zhvendosjen e barrës fiskale nga kompanitë tek të punësuarit, pra tek konsumatorët. “Për pasojë, familjet e shqiptarëve të zakonshëm ndiejnë vështirësi reale për të përballuar jetesën e përditshme. Aktualisht,mësuesit paguajnë 10 herë më shumë taksë mbi të ardhurat se sa gjashtë vjet më parë.
Ose, shembull emblematik, kryeministri paguan sot më pak sesa gjashtë vjet më parë kur ishte në opozitë, ndërsa një infermiere paguan 30 herë më shumë taksa se sa ditën që Sali Berisha u bë kryeministër”, thuhet në Programin e PS-së për Ekonominë. Për të majtët, vendimi për të përgjysmuar tatimin mbi fitimin rezulton të ketë privilegjuar vetëm kompanitë e mëdha, në pjesën dërrmuese klientë të pushtetit, apo kompani që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregje të kontrolluara ose kartele a monopole. “Parimi ynë themelor është se rishpërndarja funksionon përmes progresivitetit. Do të ndryshojmë rrënjësisht sistemin fiskal, duke kaluar nga një taksim regresiv i konsumit dhe taksim proporcional i të ardhurave në një taksim progresiv për të gjithë, që do të bëjë që kush është më i pasur të ketë një barrë më të lartë fiskale se sa një më i varfër”, sqarojnë ekspertët e majtë.
Imuniteti
I pyetur nga qytetarët nëse deputetët do të kenë imunitet, kreu i PS-së thekson se askush nuk do të ketë imunitet nga hetimi. “Deputetët e ministrat janë pa imunitet de jure edhe në momentin që flasim. Pas 23 qershorit do të jenë edhe de facto pa imunitet si ministrat, edhe deputetët apo edhe vetë kryeministri”, tha Rama.
Taksimi i sheshtë
Përpara vendosjes së taksës së sheshtë, barra fiskale mbi të ardhurat e punonjësve ishte 2 – 3%, ndërsa pas vendosjes së taksës së sheshtë u rrit në 10%. Nëse gjashtë vjet më parë, mbi një pagë mesatare paguheshin 14 lekë taksa për 100 lekë të ardhura, sot paguhen 21 lekë taksa për 100 lekë të ardhura. Pra taksat mbi pagat janë rritur me 50%.
Nikolli: Administrata e mbushur me 10 mijë militant politikë
Qeveria shqiptare ka dështuar në ngritjen e një administrate publike profesionale. Ko është deklarata e kandidates për deputete, Lindita Nikolli, sipas të cilës qeverinë Berisha është përgjegjëse për mbushjen e administratës publike gjatë këtyre 8 vjetëve me militantë partiakë. “Profesionistët dhe ekspertët u hodhën në rrugë, në kundërshtim me ligjin për tu zëvendësuar me militantë partiakë që në mungesë absolute të meritokracisë vegjetojnë për tu aktivizuar në periudha fushatash elektorale. Këtë nuk e themi vetëm ne, por e ka nënvizuar me shqetësim dhe raporti i fundit i Komisionit Europian, i cili shton me tej se kjo administratë e ka tejet të vështirë të përmbushë detyrat që shoqërojnë përmbushjen e detyrimeve për të bërë përpara me integrimin evropian”, deklaroi Nikolli. Për PS-në, mazhoranca aktuale edhe pse zvogëloi numrin e ministrive, katërfishoi numrin e zëvendësministrave. “ Gjeti një administratë me 119 mijë të punësuar buxhetorë, dhe po e lë me mbi 128 mijë. Pra gati 10.000 më shumë militant të PD që presin urdhrin politik të radhës”, theksoi Nikolla.