Aida Shtino kandidon per PDIU-ne: Ka ardhur koha te degjohet edhe zeri i te humburve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ajo drejton një emision televiziv që ka si synim gjetjen e njerëzve të humbur. Por, tashmë Aida Shtino ndodhet në krye të listës së kandidatëve të Qarkut të Lezhës për PDIU. Në një intervistë për GSH, Shtino ka thënë se tashmë ka ardhur koha që zëri i të humburve të dëgjohet edhe në parlament.
“Kam pasur shumë oferta deri tani, por gjithmonë i kam refuzuar sepse nuk e kam gjetur veten në programin e asnjë partie. Por së fundmi, duke pasur parasysh çështjen që ka në fokus partia ku aderoj, PDIU, që është çështja kombëtare, e pashë të arsyeshëm angazhimin tim në politikë. Pas Kosovës tani e ka radhën pavarësia e Çamërisë. Gjatë gjithë këtyre viteve që drejtoj emisionin “Njerëz të Humbur”, përveç gjetjes së njerëzve, kam bërë apel për rikthimin e ndërgjegjes qytetare, e cila mendoj se është shumë e rëndësishme për arritjen e një rezultati final…
Unë jam e re në politikë, por do të luftoj shumë që të jem zëri i familjarëve të të humburve dhe i vetë atyre në parlamentin shqiptar. Ka ardhur momenti që të humburit në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën, të përfaqësohen nga një institucion, që ndihmon në gjetjen e tyre”, ka thënë ajo.