e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Gjakove, perkujtohet epopeja e Cabratit

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Gjakove, perkujtohet epopeja e Cabratit
Sot në komunën e Gjakovës u përkujtua 14-vjetori i epopesë së lavdishme të Çabratit, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit. Me këtë rast, familjarë, bashkëluftëtarë dhe shokë e miq të të rënëve, në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të luftës, prej orës 10:00  bënë homazhe dhe  vendosin kurora me lule. Rreth mesditë, në ambientet  e pallatit të kulturës “Asim Vokshi” u  hap ekspozita me fotografi të luftëtarëve gjatë periudhës së luftës.

Aktivitetet në shënim të 14-vjetorit të Epopesë së Çabratit u përmbyllen me tribunën përkujtimore që u mbajt më pas  në sallën e pallatit të kulturës. Në panelin e kësaj tribune ishin  komandantët e Brigadës “137 Gjakova”, Agron Kryeziu e Avdullah Babalia dhe veteranë e invalidë të luftës  e familje të dëshmorëve.