e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

3 ligjet, Meta: Shpresoj qe Berisha te mbaje fjalen. Shkelqimi ekonomik, vetem ne fjalimet e tij

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
3 ligjet, Meta: Shpresoj qe Berisha te mbaje fjalen. Shkelqimi ekonomik, vetem ne fjalimet e tij
 Kreu i LSI-se Ilir Meta, teksa prezantoi sot Ardit Çelen si kandidatin per deputet te LSI-se ne zonen e Kombinatit, rikujtoi kerkesen e bere ne adrese te krereve te dy partive te medha, Berishes e Rames, per votimin e tre ligjeve, duke shtuar se shpreson qe Berisha te mbaje fjalen. Duke u ndaluar ne situaten ekonomike ne vend, Meta kritikoi qeverine, duke thene se zhvillimi eshte vetem ne fjalen e kryeministrit.

“Shkëlqimi i ekonomisë ekziston vetëm në fjalimet euforike të kryeministrit aktual. Të mos flasim për ekonominë virtuale, por për atë reale”- tha Meta. Meta, pak dite me pare u bëri thirrje krerëve të dy partive të mëdha, Berisha e Rama si dhe deputetëve të parlamentit që të votojnë 3 ligjet e cilësuara, si ligjet e integrimit para shperndarjes se parlamentit, qe pritet me 25 Maj.