e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

TERHIQET SERBIA, ja kerkesa e saj e re

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
TERHIQET SERBIA, ja kerkesa e saj e re

Federata Serbe e Futbollit do të kërkojë që ndeshja Serbi-Shqipëri e ndërprerë në përfundim të pjesës së parë të luhet sërish. Serbia ka drejtuar një kërkesë të tillë në apelimin e vendimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s. Zv.presidenti i federatës serbe,  Goran Milanoviç, në një intervistë për gazetën e Malit të Zi “Informer” thotë se Serbia nuk është e kënaqur me vendimin e UEFA-s dhe se do të kërkoj që takimi të luhet sërish për pjesën e mbetur. Serbia është e gatshme që takimi të zhvillohet në fushë asnjanëse dhe pa praninë e tifozëve.

“Ne do të kërkojmë miratimin që ndeshja të riluhet në mënyrë që të tregojmë se ne dimë të luajmë futboll. Gjithashtu edhe nga ana tjetër nuk është normale që në Shqipëria të luajmë në një stadium plot me tifozë kundërshtarë”, shprehet Milanoviç.