e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cmenduria serbe nuk ka fund: Futbollistet tane rrezikojne te sulmohen nga ISIS ne Shqiperi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cmenduria serbe nuk ka fund: Futbollistet tane rrezikojne te sulmohen nga ISIS ne Shqiperi

Sipas gazetës serbe Kurir, përfaqësuesja e Serbisë nuk është aspak e sigurt për ndeshjen e kthimit ndaj Shqipërisë, e cila do të luhet me 8 tetor në Elbasan. Sipas tyre, serbët janë të kërcënuar me sulme terroriste nga grupi islamik ISIS.

Mediat serbe kanë nisur një spekulim të ri. Pas ndeshjes së ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, serbët kanë filluar të mendojnë për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në Elbasan me 8 tetor të vitit të ardhshëm.

Sipas gazetës serbe Kurir, përfaqësuesja e Serbisë nuk është aspak e sigurt për ndeshjen e kthimit ndaj Shqipërisë. Sipas tyre, serbët janë të kërcënuar me sulme terroriste nga grupi islamik ISIS.

“Strukturat e sigurisë në Serbi e këshillojnë Federatën e Futbollit të Serbisë që t’i shmanget udhëtimit për në Shqipëri sepse mund të kërcënohet siguria e tyre, dhe ekziston rreziku i supreme terroriste, sidomos nga pjesëtarët e organizatës ISIS, që vepron fuqishëm në Ballkan, në kohën e fundit”, shkruan Kurir

“Sipas informacioneve nga terreni, nuk ekziston kurrfarë sigurie për futbollistët serbë në Shqipëri. Në kohën e fundit është përforcuar aktiviteti i ISIS-it në atë rajon”, Kuris citohet një burim.

Gjithashtu, serbet frikësohen se në ndeshjen e kthimit do të ketë edhe ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këto spekulime mediat serbe po mundohen ta bindin UEFA-në që ndeshjen e kthimit ta luaj në një vend neutral dhe pa shikues.