e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Superliga/ Tërbuni ndal Flamurtarin, merr pikë në Vlorë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Superliga/ Tërbuni ndal Flamurtarin, merr pikë në Vlorë

UPDATE/ Flamurtari dhe Tërbuni ndanë nga një pikë në ndeshjen e vlefshme për Javën e 24-t të Superligës shqiptare. Rezultati 1-1 duket se shkon në favor të modestëve pukjanë të cilët morën një pikë në Vlorë.

terbuni1

Pjesa e dytë
Tërbuni nuk u dorëzua ndaj Flamurtarit. Pas një konfuzioni në portën e vlonjatëve, Lalaj shfrytëzoi momentin duke barazuar rezultatin në minutën e 34´ të pjesës së dytë. Më herët, Lakoste zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë për Flamurtarin. Goli i mbrojtësit u realizua në minutën e 60' të pjesës së dytë nga një goditje këndi.

Pjesa e parë
Flamurtari dhe Tërbuni e mbyllën në barazim pjesën e parë në Vlorë. Ndeshja e vlefshme për Javën e 24 të Kategorisë Superiore dhuroi pak spektakël në fushë.

Skuadrat zhvilluan një lojë të kujdesshme, por pa shumë emocione. Vendasit e Flamurtarit rrezikuan më shumë portën e pukjanëve, por pa gjetur rrugën e rrjetës.

Vlonjatët shpresojnë për një rezultat pozitiv ndaj Tërbunit në vendin e fundit. Aktualisht, ekipi i Flamurtarit ka 21 pikë, ndërsa ekipi i Tërbunit 13 pikë.

Flamurtari-Tërbuni 1 - 1

Formacionet zyrtare:

Flamurtari: Lika, Krasniqi, Lakoste, Idrizaj, Pashaj, Nikolini, Telushi, Hoxha, Da Silva, Shehaj.
Trajner: Ramadani

Tërbuni: Haxho, Fangaj, Borxhi, Danaj, Tasiç, Dedin, Gavazaj, Tushe, Marku, Lala, Jovanoviç.
Trajner: Kçira