Partizani/ 5 mijë premio dhe festë me Metën në ish-Bllok (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani i presidentit Gaz Demi mbrëmë ka korrur suksesin e radhës në derbin. Fitorja ndaj Tiranës është festuar në kampin e kuq dhe trepikëshi është përkthyer në të mira materiale për pjesëtarët e ekipit.
Mësohet se pas fitores presidenti Demi ka shpërndarë një premio prej 5 mijë eurosh për ekipin, si dhe ka organizuar një festë për lojtarët, stafin dhe dashamirës të ndryshëm të Partizanit.
Festa e kuqe është zhvilluar në një nga lokalet e kryeqytetit, në zonën e ish-Bllokut. Festa ka qenë më e madhe, në krahasim me sukseset e tjera, pasi pati edhe të ftuar specialë.
Në festën e organizuar nga presidenti Demi ishte i pranishëm edhe kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, i cili ishte prezent edhe në tribunën VIP gjatë ndeshjes në stadiumin "Qemal Stafa". Meta njihet si tifoz i Partizanit.
Festa e "demave" ka qenë legjitime, pasi korrin një tjetër sukses ndaj rivalëve, gjë e cila e lë kryeqytetin ende nën pushtimin e ngjyrës së kuqe.
Në raste të tilla regjimi nuk hyn në fuqi, kështu që lojtarët e kanë pasur të lejuar që të konsumojnë alkool edhe për fatin se e shtuan është pushim dhe përgatitjet për Bylisin nisin të dielën.
Partizani gjithnjë ka qenë shembull i harmonisë, gjë e cila është parë edhe në festën e mbrëmshme, ku nuk ka ndasi mes lojtarëve kosovarë dhe serbëve, që janë në radhët e skuadrës.
ILIR CARA


