e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Superiore/ Gati për të filluar 3 takimet e javës së 24-t

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Superiore/ Gati për të filluar 3 takimet e javës së 24-t

Pas fitores së Partizanit në derbi ndaj Tiranës, sot është radha e 4 takimeve të tjera të Kategorisë Superiore. Në orën 14:00 luhen 3 sfida, ndërsa takimi Flamurtari-Tërbuni luhet në orën 17:00. skenderbeuNga sfidat që luhen në drekë, spikat ajo mes Laçit dhe Skënderbeut, ku kamionët synojnë fitoren në mënyrë që të qëndrojnë sërish +4 pikë diferencë nga Partizani.

Kukësi udhëton drejt Shkodrës me synim fitoren për t'u afruar sa më shumë me vendin e tretë, ndërsa sgkodranët duan pikë për të siguruar mbijetesën.

Në takimin tjetër, Teuta pret në shtëpi Bylisin. Durrsakët kërkonë fitoren për të kaluar në rënditje Tiranën, ndërsa ballshiotët, kërkojnë t'i largohen fundit të klasifikimit.

Laçi - Skënderbeu ora 14:00
Laçi: Selmani , Ademir, Sheta, Gjoni, Buljan, Musaj, Veliaj, Mustafa, Lushkja, Cetkoviç, Malindi Trajner: Stavri Nica
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Arapi, Progni, Lilaj, Eskuerdinja, Renatinjo, Xhejms, Salihi Trajner: Mirel Josa

Vllaznia - Kukësi ora 14:00
Vllaznia: Dragojeviç, Arbri, Vrapi, Cicmil, Marku, Bardulla, Sefa, Tafili, Shtubina, Çinari, Kalaja Trajner: Armando Cungu
Kukësi: Koci, Hallaçi, Shameti, Lladrovci, Mici, Karioka, Hasani, Musolli, Flores, Dvornekoviç, Emini Trajner: Klodian Duro

Teuta - Bylisi ora 14:00
Teuta: Rizvani, Lukiç, Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Musta, Hila, Lena, Dita, Kadriu, Xhonatan Trajner: Gugash Magani
Bylisi: Frashëri, Dukiç, Brahja, Simiç, Peposhi, Hyshmeri, Alla, Bilali, Tahiri, Hoxhaj, Izuçuku Trajner: Adnand Zilxhoviç