Superiore/ Formacioni më i mirë dhe i dobët i javës së 22-të
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Formacioni më i mirë dhe i dobët i javës së 22-të të Kategorisë Superiore.
TRAJNERI MË I MIRË
ADNAN ZILDZOVIÇ
Bylisi është edhe një herë mes skuadrave që mund të arrijë të garantojë mbijetesën. Këtë mundësi ia krijoi vetes me anë të një trepikëshi të artë kundër Laçit.
Adnan Zildzoviç arriti me të tijtë që të triumfonte në transfertë, duke barazuar me pikë Vllazninë dhe duke i dhënë një shans vetes që të jetë në garë për mbijetesën. Trajneri i ballshiotëve, meriton vlerësim për mënyrën si e përgatit skuadrën dhe vendosjen që ka Bylisi në fushë.

TRAJNERI MË I DOBËT
STAVRI NICA
Kurbinasit kanë humbur shumë nga shkëlqimi i tyre i dikurshëm dhe sidomos në sfidat kur janë pritës. Tërbuni ka marrë një fitore më se të merituar dhe kjo edhe për dobësi të kurbinasve.
Stavri Nica duhet të gjejë mënyrën si të zëvendësojë hapësirat që ka lënë largimi i Xhejms dhe mbi të gjitha të rikthejë shpirtin luftarak të lojtarëve të Laçit. E rëndë që të munden në shtëpi nga ekipi që pretendon mbijetesën.