e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Stefano Domenikali, tani në stafin e Lamborginit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Stefano Domenikali, tani në stafin e Lamborginit

Ish-drejtuesi i Ferrarit, Stefano Domenikali, është i vendosur për të marrë frenat e një tjetër makine luksoze, Lamborginit.

domenikalkiI shkarkuar nga Ferrari në prill të 2014-ës nga presidenti Luka di Montezemolo, po atë vit do të merrte një post drejtues tek Audi, e cila u përfol se do të bëhej pjesë e Formula 1.

Ndërkohë, grupi i Volkswagen, i cili zotëron markën e Lamborginit i ka besuar tashmë 50-vjeçarit italian. Domenikali pason në postin e ri Stefan Uinkelman, i cili është larguar drejt Audit. Do të ishte interesante për të parë nëse Domenikali do të mundësonte përfshirjen e Lamborginit në kampionatin botëror të Formula 1 në vitet e ardhshme.

Lamborgini furnizoi me motorët e saj V12 Larous dhe Minardin deri në fund të vitit 1993. Rupert Stadler, presidenti i Lamborginit u shpreh pas afrimit të Domenikalit: "Gjatë njëmbëdhjetë viteve të fundit, Stefan Uinkelman e transformoi Lamborginin në një lider global në prodhimin e makinave supersportive"