e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Super Xhejms, nigeriani çoi në gjysmëfinale dy ekipe

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Super Xhejms, nigeriani çoi në gjysmëfinale dy ekipe

Sulmuesi nigerian Xhejms Adeniji ka arritur të shënojë golin e qetësisë për skuadrën e tij.

xhejms tek skenderbeu"Pas barazimit në ndeshjen e parë të Kupës e dinim që vetëm fitorja ishte rezultati që na çonte më tej dhe hymë me besim të plotë në fushën e lojës për të marrë fitoren", ka thënë fillimisht sulmuesi, që është mjaft i kënaqur për golin e shënuar.

"Fitorja ishte rezultati që na duhej dhe ia arritëm, pavarësisht se kishim ndryshime në formacionin bazë. Goli është ai që më kënaq më shumë, pasi më bën të kuptoj që jam përshtatur mirë me këtë ekip. Tani të shohim përpara në kampionat, pasi kemi ndeshjen kundër Tiranës. Besoj se këtë vit, me ardhjen time, i fitojmë të dy trofetë e mundshëm", ka vazhduar futbollisti.

Më pas, ai ka dhënë edhe një koment për faktin nëse do të donte Laçin në gjysmëfinale.

"Do të jetë kënaqësi për mua nëse Skënderbeu do të luajë ndaj Laçit, ish-skuadrës sime në gjysmëfinalen e Kupës", ka mbyllur Xhejms, i cili, me golat e tij, i ka dhënë kualifikimin jo vetëm Skënderbeut, por edhe kurbinasve, të cilët humbën dje me Partizanin, por u kualifikuan në gjysmëfinale, pikërisht prej dopietës që nigeriani shënoi ndaj të kuqve në takimin e parë kur luante ende me Laçin.