e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Curri ngacmon bardheblutë, ka kaos me një zëvendësim

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Curri ngacmon bardheblutë, ka kaos me një zëvendësim

Një ndeshje që nisi shumë qetësisht, por që nuk i shmangu nervat deri në mbyllje të 90-minutëshit.

curriNerva në fushë, "ngacmime" mes miqsh dhe një "lëmsh" me ndërrimet. Ishte kjo panorama e asaj që nuk u pa në televizor nga Tirana-Flamurtari.

Curri - Duket se e pat parashikuar rezultatin në kokë që para se të niste ndeshja. Në fund të takimit, ai iu drejtua miqve të tij të Tiranës, si Bulku, Malaj e Idrizaj, që goditi në shenjë. Madje, me shaka, u tha që ishte ai fatsjellësi i triumfit, edhe pse nga tribuna.

Fanella - Për të parën herë, Flamurtari luajti me fanellë pink dje. Duket se kjo ngjyrë i ka sjell edhe fat, pasi në fund kuqezinjtë ia dolën.

Kaosi - Në të 82-ën minutë, për Flamurtarin bëhet gati që të futet në fushë Kuqi me Markun. Për të parin sinjalizohet ndërrimi, ndërsa i dyti mbetet në pritje të sinjalizimit. Vetëm pas kontestimit në masë të tifozëve vlonjatë, Alla ndaloi lojën, edhe pse ishte në aksion dhe i dha të drejtë mbrojtësit që të zinte vendin e mbetur bosh nga i dëmtuari Da Silva.

Llogaritë - U bë gati që të futej në fushë, por fill pasi Hoxhallari mori të dytin të verdhë, edhe pse gjyqtari pat sinjalizuar ndërrimin me Erando Karabecin, gjithçka u pezullua. Vetëm në të 80- ën, pra 3 minuta më vonë, pasi Daja bëri llogaritë, u krye ky zëvendësim.

Kosovarët - Dy gëzime në një ditë për kosovarët e Flamurtarit. Veç kualifikimit, futbollistët kuqezinj kanë festuar edhe 8-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke darkuar së bashku.