e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sulmuesi: I jam borxhli tim ati, goli ishte për të

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sulmuesi: I jam borxhli tim ati, goli ishte për të

teutaaaaaaaTre gëzime në një ditë, goli, fitorja dhe ditëlindja e të atit. Artur Magani ka qenë shumë i gëzuar për mënyrën se si shkoi gjithçka në Laç.

Ai thotë se golin e shënuar ia dedikon babait të tij, njëherësh edhe trajner i Teutës. "Është ditë shumë e veçantë për mua. Shënova për ditëlindjen e babit dhe golin sigurish ia dedikoj atij.

Ai meriton respekt për punën që po bën në skuadër, ndërsa unë i jam borxhli. Sot besoj se i kam bërë një dhuratë të bukur.

Teuta? Ne shohim përpara dhe çdo ndeshje e marrim me radhë. Ishte shumë e vështirë, por në fund fati na buzëqeshi. Jemi në rrugën e mbarë drejt arritjes së objektivit final", tha Artur Magani në përfundimin e ndeshjes.