Kapllanaj hyn në dhomën e arbitrave dhe u kërkon llogari
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
-Lojtarët e dëmtuar të Flamurtarit e kanë ndjekur ndeshjen në shoqërinë e njëri-tjetrit nga tribuna. Shehaj, Idrizaj, Hoxha dhe Xhelilaj nuk mund të ishin në fushë. Nga tribuna e ka ndjekur ndeshjen edhe Kristi Marku, i penalizuar.
-Sapo nis takimi, sulmuesin Shehaj e telefonojnë. Lojtari i përgjigjet: "Jo, nuk luaj. Më ka dalë zinxhiri, jam dëmtuar".
-Kosovari Berisha bën komentatorin, por edhe këshillon lojtarët nga tribuna. "Je bishë Pasha, jepi! Qetësi, shpejtësi, kujdes!".
-Pas tensionit të krijuar me ndërprerjen e lojës, në tribunën qendrore ulen specialistë të krimeve dhe rendit, mes tifozëve, ndërsa ishin të veshur civilë. Po ashtu shtohet edhe prezenca e forcave të policisë nën drejtimin e shefit të komisariatit, Behar Caka.
-Në tribunën qendrore ka munguar sërish administratori Sinan Idrizi. Ai zëvendësohej nga drejtori i klubit, Vangjel Laluci, si dhe anëtarët e bordit, Robert Islamaj dhe Ernest Gjoka. Në tribunë ishte edhe presidenti i Bylisit, Agron Kapllanaj.
-Pas ndeshjes, forcat e policisë kanë hyrë në fushë për të qetë- suar situatën dhe shoqëruar gjyqtarët. Presidenti i Bylisit, Kapllanaj kërkon të hyjë në dhomat e zhveshjes të gjyqtarëve, por nuk lejohet fillimisht. Më pas negocion me delegatin e FSHF-së dhe hyn në dhomat e zhveshjes të arbitrave dhe u kërkon shpjegime. Pastaj hyn në dhomat e zhveshjes së lojtarëve të tij.
-Pas ndeshjes, gjyqtarët e takimit janë shoqëruar nga forca të shumta të policisë deri në dalje të Vlorës.