e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sukthi dështon në shtëpi, Dhrami nderon Albpetrolin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sukthi dështon në shtëpi, Dhrami nderon Albpetrolin

Sukthi nuk e ka nisur mbarë fazën e dytë të kampionatit. Verdhejeshilët nuk arritën të merrnin pikë në fushën e tyre ndaj miqve të Albpetrolit.

Sukthi-Maliqi
Patosarakët e filluan mjaft mirë takimin, ku shënuan që në fillim me anë të Dhramit. Pjesa e parë ishte më pozitive për Albpetrolin, i cili rrezikoi për të dyfishuar edhe në disa raste të tjera.

Sukthi u shfaq i pafuqishëm për të reaguar në fraksionin e parë të lojës. Me fillimin e pjesës së dytë, vendësit u shfaqën më kërkues për të gjetur golin e barazimit, por pa rezultat.

Pesë minuta nga përfundimi i takimit miqtë dyfishojnë përsëri me Dhramin duke marrë një 3-pikësh të rëndësishëm. Ndërkohë, Sukthi me humbjen e marrë mbetet përsëri në vendet e fundit të renditjes.

SUKTHI-ALBPETROLI 0-2
GOLAT: Dhrami 6´, 85´
SUKTHI: Haxhi, Gashi, Maloku, Ar.Koleci, Hodo, Voja, Tavani, Mara (Kaçi 65´), Hasani, Koleci, Barçi. Trajner: B.Mehmeti
ALBPETROLI: Kapaj, Arapi, Mbyeti, Derka, Hidersha, Dalipi, Kapo, Naçi, Dhrami, Liçka, Ferko. Trajner: A.Kurti
KARTONË TË VERDHË: Koleci 78'/ Mbyeti 9´, Kapo 51´, Hidersha 52´, Derka 62´