e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sukaj simboli i fitores, kur ai shënon, ekipi nuk njeh humbje

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sukaj simboli i fitores, kur ai shënon, ekipi nuk njeh humbje

Xhevahir Sukaj edhe në ndeshjen e fundit me Kukësin ka rezultuar si njeriu i fitores për të kuqtë e kryeqytetit. Shkodrani është simboli i fitores te Partizani, pasi kur shënon ai, skuadra nuk humbet.sukajFillimi i kampionatit ishte i paparashikueshëm për Sukajn, pasi në shtatë javët e para shënoi rregullisht nga një gol për ndeshje duke e marrë për dore ekipin drejt sukseseve të njëpasnjëshme.

Duke parë statistikat që shkodrani ka me "demat", del qartë se 28-vjeçari i ka dhuruar skuadër pjesën dërrmuese të pikëve në 22 javë kampionat. Jo pa qëllim në fillim të sezonit u fol edhe për një klauzolë shpërblyese për Sukajn, ku për çdo gol të shënuar, shkodrani do të përfitonte 2 mijë euro premio nga presidenti Demi.

Pas javës së shtatë, Sukaj u përfshi nga një periudhë "agjërimi", pasi golat e shënuar vijnë me shkëputje të gjatë kohore. Gjithsesi, pozitiv është fakti se pas shlyerjes së pezullimit pesëjavor që mori nga kartoni i kuq ndaj Skënderbeut, 2016-ta ka nisur mbarë për "xhevahirin e kuq".

Ai ka shënuar në Kupë ndaj Laçit, në ndeshjen e dytë çerekfinale, si dhe ka realizuar ndaj Flamurtarit golin e barazimit, si dhe golin e fitores ndaj Kukësit. Në 22 javë kampionat, Xhevahir Sukaj ka realizuar 11 gola për Partizanin, duke qenë golashënuesi më i mirë i të kuqve.

Ky edicion mund të rezultojë si më i miri në karrierë për sulmuesin shkodran, për sa i përket numrit të golave të shënuar. Deri tani Sukaj është në të njëjtën kuotë golash, 11, që ka realizuar me Sepahanin në edicionin 2012- 2013.

Por, duke ditur se janë edhe 14 javë për t'u luajtur në kampionat për këtë sezon, pritet që Sukaj ta thellojë numrin e golave të shënuar. Si pjesë e Partizanit, Sukaj është shumë pranë rekordit personal, për sa i përket numrit të golave të shënuar në një sezon futbollistik