Sturm Graz kerkon Salihin e Kapllanin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një sulmues shqiptar për të zgjidhur problemet në sulm. Shturmi i Gracit, skuadra kampione në fuqi e Austrisë, kërkon të përforcojë repartin ofensiv në merkato, pas dëmtimit të Roman Kienast. Në krye të listës së dëshirave të skuadrës që do të luajë në Grupin L të Europa League me Anderlehtin, Lokomotivën e Moskës dhe AEK, është sulmuesi shqiptar, Hamdi Salihi. Kuqeziu është ëndrra e teknikut Franko Foda, që gjithsesi trembet nga fakti se shqiptari kushton 1.6 milionë euro. Megjithatë, sipas mediave austriake, vlera e operacionit për largimin e kuqeziut nga Rapidi i Vjenës mund të zbresë deri në 800 mijë euro. Mes alternativave të tjera në këto orë të fundit të merkatos, Shturmi po shqyrton edhe afrimin e mundshëm të Edmond Kapllanit nga skuadra e Bundesligës gjermane, Augsburg.