e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Duro: E durojme edhe barazimin…

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Duro: E durojme edhe barazimin…
Franca është një ekip me shumë peshë në futbollin europian apo botëror, por për Klodian Duron, ajo nuk është shumë ndryshe nga skuadrat e tjera të mëdha që kanë shkelur në “Qemal Stafa”. Mesfushori kuqezi, duke folur nga qendra e grumbullimit të kombëtares në Durrës, është shprehur optimist për një rezultat pozitiv ditën e premte, por sipas tij, kjo mund të arrihet vetëm duke luajtur të gjithë së bashku.

“Në historinë e ekipit kombëtar kemi parë shumë skuadra të forta në Europë dhe në botë dhe këtu hyn edhe Franca, – u shpreh Duro. – Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe shumë e veçantë, por për mendimin tim, është e fortë njësoj sa ndeshjet me Suedinë, me Portugalinë, me Rusinë apo Greqinë”, shton ai. Sipas Duros, miqësorja me Malin e Zi ka rritur jo pak moralin, ndërsa ai kërkon edhe ndihmën e tifozëve.

“Kur ne kemi qenë të bashkuar, kemi ditur gjithnjë të marrim pikë. Franca nuk bën përjashtim nga ekipet e tjera të mëdha, por në shtator ne kemi qenë gjithnjë në formë dhe kemi ditur të bëjmë ndeshje të mira, sidomos në “Qemal Stafa”. Me përkrahjen e publikut mund të arrijmë diçka, – tha ai. – Një barazim? E them hapur këtë, nëse do më thoshin të firmosja për barazim para ndeshjes, do të pranoja”, deklaroi Klodian Duro. Ndërkohë ndaj Francës, reparti i mbrojtjes do të jetë pa më të voglin dyshim në qendër të vëmendjes. Përballë Canës, Dallkut, Telit e Vangjelit, do të jenë emra si Riberi, Maluda, Nasri apo Benzema.

“Riberi është një prej emrave të mëdhenj të futbollit europian, por nëse ne punojmë bashkë do ia dalim Riberisë dhe gjithë të tjerëve, – deklaroi mbrojtësi i Vorskla Poltavës në Ukrainë. – T’ju them të drejtën Franca ka shumë emra të mëdhenj, si Riberi apo Benzema, por më shumë më tremb ekipi i Francës sesa këta emra. Ne në shtator kemi zhvilluar vërtet ndeshje të mira, megjithatë duhet të jemi të bashkuar dhe të ndihmojmë shumë njëri-tjetrin në fushën e lojës”, përfundoi mbrojtësi kosovar.

Blank: Shqipëria nuk është kundërshtar i lehtë!

Me presionin për të marrë tri pikë dhe me parashikimin për një ndeshje të vështirë, Laurent Blank dhe kombëtarja franceze kanë nisur përgatitjet për sfidën e ardhshme kundër Shqipërisë më 2 shtator. “Gjelat” kryesojnë grupin D eliminator të Euro 2012, ndërsa kërkojnë maksimumin për të siguruar kualfikimin në finalet e kompeticionit më të madh të futbollit europian që do të zhvillohet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë.

Përveç Shqipërisë, Franca do të luajë kundër Rumanisë më 6 shtator. “Jemi përballë dy ndeshjeve të rëndësishme, por në të njëjtën kohë shumë të vështira. Shqipëria është një skuadër e fortë në fushën e saj dhe do të bëjë gjithçka për të marrë pikë. Për këtë duhet të jemi të përqëndruar për të marrë maksimumin.

E njëjta gjë vlen edhe për ndeshjen me Rumaninë”, ka bërë të ditur Blanc, i cili do të mbështetet te klasi i Frank Ribery. i përfshirë në skandalin që tronditi përfaqsuesen franceze pas Botërit 2010, futbollisti Bajernit është shprehur se ka gjetur qetësinë dhe është i fokusuar 100 % te dy sfidat e radhës.

“Ndjehem në formë shumë të mirë dhe këtë e kam treguar me Bajernin. Kjo pasi tyani jam i qetë dhe i përqëndruar vetëm te futbolli. Kam harruar gjithçka ndodhi dhe jam i fokusuar të ndihmoj skuadrën në dy ndeshjet e ardhshme, të cilat janë të rëndësishme në objektivin tonë për të siguruar sa më shpejt kualifikimin’, është shprehur Ribery.
Kombëtarja franceze do të zbresë në “Qemal Stafa” me mungesa të rëndësishme në qendër të mbrojtjes pas dëmtimit të Philipe Mexes dhe skualifikimit të Adil Remy.