e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Strategjia e Partise Socialiste: Privatizim klubeve te futbollit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Strategjia e Partise Socialiste: Privatizim klubeve te futbollit
Partia Socialiste ka prezantuar pasditen e së premtes strategjinë e saj për zhvillimin e sportit shqiptar, të hartuar në kuadër të programit të opozitës “Për një rilindje shqiptare”. Fjalën i pari e ka marrë deputeti Fidel Ylli, figurë e njohur e sportit shqiptar, i cili në mënyrë të veçantë e ka vënë theksin tek privatizimi i klubeve të futbollit. “Pikë e programit tonë do të jetë privatizimi i klubeve sportive. Do t’i japim klubit një status që nuk e ka. Klubet Dinamo, Partizani e Studenti varen nga ministria, kurse të tjerët nga bashkia. Këtu ka një kakofoni, pasi presidentin e klubit e zgjedh bashkia. Pikë e programit tonë do të jetë privatizimi i klubeve sportive.

Do t’i japim klubit një status që nuk e ka. “Edhe terrenet sportive t’i jepen privatit, në mënyrë që të ketë mundësi për investime”, - ka deklaruar Fidel Ylli, deputet i Partisë Socialiste. Një tjetër pikë e rëndësishme e prekur nga deputeti socialist ka qenë investimi në infrastrukturën sportive, që sipas tij deri më sot është lënë në mëshirë të fatit, si dhe rritja e pranisë së sportit në arsim.

“Terrenet sportive jo vetëm janë ndërtuar, por edhe ato që ishin janë shkatërruar. Si klubi Partizani, që ka bërë histori në Shqipëri. Ne do ta ndalojmë këtë shkatërrim që është bërë deri tani. Sportistët duan kushte, palestra etj., në mënyrë që të arrijnë ato standarde ku është Europa. Do punojmë edhe për sportin në shkolla, e madje edhe në kopshte, e deri në universitete”, - ka theksuar Ylli. Më pas fjalën e ka marrë kryetari i PS, Edi Rama, i cili e ka vënë theksin tek harresa që qeveria i ka bërë sportit shqiptar, nga i cili sipas tij, mund të dalin shumë talente. Rama ka vlerësuar se sporti shqiptar ka nevojë për investime konkrete, duke premtuar se kjo gjë do të jetë prioritet i qeverisjes së ardhshme të tij.