e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sadiku: Kombetarja eshte nder i madh

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sadiku: Kombetarja eshte nder i madh
I mjaftoi një sezon i shkëlqyer më skuadrën e tij, por edhe ndryshimi i trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, që Armando Sadiku, në një moshë fare të re të fi tonte bluzën kuqezi, aq shumë të admiruar prej tij. “Jam shumë i kënaqur. Është një ftesë që i bën nder çdo futbollisti. Unë jam një lojtar i ri, dhe kjo më bën të ndihem krenar”, - është shprehur vetë lojtari në prononcimin e para grumbullimit në përfaqësuese. Sulmuesi prodhimtar i Lokarnos në Challenge League, me 11 gola në 15 ndeshje këtë sezon, në një prononcim të tij për “Albania-sport”, është shprehur se ndihet me të vërtetë i lumtur. “Jam duke kaluar një formë të mirë edhe me ekipin tim.

Bëra një fazë përgatitore serioze dhe jam i gëzuar që e nisa përsëri me gol këtë vit”, - rrëfen talenti shqiptar. Sulmuesi elbasanas ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje me ekipin Shpresa, në eliminatoret e Euro U-21, dhe ftesa për ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë është si “qershiza mbi tortë”. Armando beson se trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, do t’i japë mundësinë e disa minutave për të treguar vlerat e tij.

“Atë do ta vendosë trajneri, dhe në bazë të taktikës që do të zgjedhë. Disa minuta do të më bënin shumë mirë”, - ka zbuluar dëshirën e tij sulmuesi më i ri i përfaqësues së Shqipërisë, e cila do të ndeshet më 29 shkurt në Tbilisi me Gjeorgjinë. Shqipëria do të luajë në Gjeorgji më 29 shkurt, në takimin e 12-te midis dy vendeve. Në 11 të parat, Kombëtarja jonë ka fi tuar vetëm 3 ndeshje, me gjeorgjianët që kanë triumfuar 6 herë. Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e 78-të në FIFA, ndërsa Gjeorgjia në vendin e 81-të. Kombëtarja do të grumbullohet në Gjeorgji, ku ka parashikuar tri seanca stërvitore.