e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Spostohet ndeshja, ndaj Tërbunit luhet të shtunën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Spostohet ndeshja, ndaj Tërbunit luhet të shtunën

Partizani do të luajë ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Tërbunit të shtunën në orën 14:00. Një gjë të tillë e ka konfirmuar klubi i kuq me një njoftim në faqen e tij zyrtare, ku shkruhet:partizani laci"Ndeshja e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore do të luhet ditën e shtunë, ora 14:00, në stadiumin e qytetit të Pukës 'Ismail Xhemali'.

Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka saktësuar ditën dhe orarin e sfidës që do të luhet në qytetin e Pukës". Më herët takimi me pukjanët ishte parashikuar që të luhej të dielën në të njëjtën orë.

Objektivi i të kuqve në këtë përballje është marrja e trepikëshit, për të vazhduar garën me Skënderbeun për vendin e parë në kampionat.

Stafi teknik i të kuqve, pavarësisht renditjes së kundërshtarit, e ka vlerësuar këtë përballje si delikate dhe ka kërkuar nga lojtarët vlerësim maksimal. Ndërkohë "Ultras Guerrils" kanë premtuar mbështetjen e tyre në këtë transfertë dhe numri i tyre parashikohet të jetë i lartë.