e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Spanje, nderron jete trajneri Preciado

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Spanje, nderron jete trajneri Preciado
Trajneri spanjoll Manolo Preciado, i cili të premten do të prezantohej si tekniku i ri i Villarreal për sezonin e ardhshëm, ka ndërruar jetë në Valencia pas një infarkti në zemër mëngjesin e së enjtes. 54-vjeçari po kalonte disa ditë pushimi në bregdet.

Manolo Preciado konsiderohet si një nga trajnerët më karizmatikë të futbollit spanjoll. Sezonin e kaluar ishte në pankinën e Sporting Gijon derisa u shkarkua në fund të sezonit. Në aspektin familjar, Preciado ka pësuar dy goditje të rënda kur bashkëshortja e tij ndërroi jetë në moshë të re dhe një nga djemtë e tij vdiq në një aksident rrugor.