Kater rregullat e arta te Spanjes per Euro 2012
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ka kombëtare si Gjermania që janë shumë liberale, duke lejuar birrat, cigaret dhe seksi, por ka edhe kombëtare shumë modeste si Spanja, që pavarësisht se është kampione në fuqi e Europës, qendron me këmbë në tokë. Këtë gjë e tregojnë katër rregullat e arta të vendosura nga stafi teknik në zonën e stërvitjes së kombëtares spanjolle. Ato janë: përulësia, talenti, puna e vështirë dhe përqendrimi.
Spanja nuk do t’ja lërë asgjë rastësisë, pasi sipas trajnerit Del Boske, “historia nuk të bën kampion: përulësia po; historia nuk të bën të shënosh gola: talenti po; historia nuk të bën të fitosh ndeshjet: puna e vështirë po; historia nuk i pengon kundërshtarët: përqendrimi po”.