Sousa nuk heq dore, miliona euro per Taulant Xhaken
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fiorentina po kalon një moment shumë të mirë në Serinë A, teksa për momentin zë vendin e tretë në tabelën e renditjes. Meritë kjo edhe falë një punë shumë të mirë të bërë nga tekniku Paulo Sousa.
Ish lojtari i njohur i disa skuadrave italiane, ka edhe një dëshirë të madhe për merkaton e janarit, të afrojë një nga lojtarët më të mirë që ka pas drejtuar kur ishte pjesë e skuadrës së Baselit.
Taulant Xhaka mesa duket do të transferohet në Itali te Fiorentina, teksa vjollcët do të investojnë miliona euro për ta bërë të tyrin sipas gazetës zviceranë "Blick", raporton Albeu.
Për të përmbushur ëndrrën e titullit të tretë në historinë e klubit, Fiorentina dëshiron të bëjë përforcime në merkaton dimërore. Pronari i pasur i kësaj skuadre italiane, Andrea della Valle, ka premtuar se do ta forcojë skuadrën e tij përsëri.
Ndër të tjera, sipas “Gazzetta dello Sport”, kërkohet mbrojtësi i Benfikës, Lisandro Lopez (26 vjeç) dhe mesfushori Taulant Xhaka, i cili është në krye të listës së dëshirave të toskanëve.