e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nje tjeter perballje Shqiperi-Serbi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nje tjeter perballje Shqiperi-Serbi

Pas eliminatoreve për Euro 2016, Shqipëria do të luajë sërish në një grup me Serbinë. Sot në Nyon është tërhequr shorti i fazës kualifikuese për Kampionatin evropian për grupmoshën U-17. Dhe, Shqipëria gjendet në grupin e katërt së bashku me Serbinë, Italinë dhe Maqedoninë, përcjell “Lajmi.net”.

Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese do të zhvillohen në Itali, në datat 26, 28 dhe 31 tetor të vitit të ardhshëm. Dy nga këto skuadra, pikërisht Italia dhe Serbia, janë kualifikuar për në fazën “Elite Round” të edicionit aktual të Kampionatit Evropian.