e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skolari ose Leo per Brazilin. Kaka: E ardhmja ime? Nuk e di

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skolari ose Leo per Brazilin. Kaka: E ardhmja ime? Nuk e di
Felipe Skolari ose Leonardo jane dy pasardhesit e mundshem te Karlos Dunges ne krye te stolit te perfaqesueses se Brazilit. Hipotezat kane filluar te qarkullojne vetem pak ore pas humbjes me Holanden, qe solli eliminimin e “seleçaos” nga Afrika e Jugut 2010. Skolari, kampion me verdhjeshilet ne edicionin e vitit 2002, cilesohet si alternativa kryesore. Ai nuk e ka fshehur deshiren per t’u kthyer ne stolin e Kombetares per Boterorin 2010, qe do te organizohet ne Brazil: “eshte endrra ime”. Megjithate, aktualisht “Felipao” eshte nen kontrate me Palmeirasin dhe nuk mund ta prishe kete marreveshje. Kandidati tjeter eshte Leonardo, qe pasi mbylli aventuren e tij te Milani, tashme deshiron te kthehet dhe te jetoje ne vendlindje.

Fillimisht, emri i tij perflitej per nje post ne komitetin organizator te Kupes se Botes 2014, por tashme ka marre forme hipoteza per t’u emeruar ne pankinen “seleçao”. Pavaresisht problemeve qe ka pasur ne Milano, me skuadren kuqezi, por edhe eksperiencen e paket ne karrieren si trajner, kampioni i botes ne 1994-en ka treguar se i ploteson te gjitha kriteret per te punuar me perfaqesuesen. Kandidati tjeter qe perflitet eshte Mano Menezes, trajneri i Korinthiansit, i cili ka regjistruar rezultate mjaft te mira ne krye te “Timao”-s. Lamtumira e Dunges eshte bere mes emocioneve dhe zhgenjimit. Stafi dhe lojtaret braziliane kane darkuar se bashku ne qetesi te plote ne hotelin ne Port Elizabet. Heshtja u nderpre nga portieri Zhulio Sezar, i cili ka ngushelluar ish-trajnerin. “Arrite te krijosh nje grup miqsh, vellezerish. Deshironim ta fitonim kupen dhe te ta dedikonim ty”, tha “gardiani” i Interit. E menjehershme pergjigjja e Dunges: “Ishte nje nder qe punova me ju, me bete te ndihesha krenar”.

Pas eliminimit nga Boterori 2010, te Brazili duhet te merren edhe me çeshtjen “Kaka”. Perpara largimit nga Afrika, mesfushori i Realit te Madridit ka leshuar nje deklarate qe ngriti dyshime per aktivizimin e tij te metejshem me Kombetaren. “E ardhmja ime ne perfaqesuese? Nuk e di… realisht nuk e kam te qarte se çfare do te ndodhe ketej e tutje. eshte nje moment shume delikat dhe mjaft i veshtire, jo vetem per karrieren, por edhe per jeten time. Jam shume i lidhur me Kombetaren braziliane, madje edhe ne te kaluaren kam perjetuar momente te keqija. Megjithate, ky eshte me i veshtire se te gjithe te tjeret. Ne kete periudhe nuk mund te mendoj per boterorin e ardhshem, i cili eshte ende larg. Dua te reflektoj gjate per jeten dhe per karrieren time”, tha organizatori 28-vjeçar.