Gjermania hyjnore triumfon 4-0, Argjentina ne shtepi e turperuar
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjermania solide, konkrete perpara portes dhe qe dhuron loje te bukur shkaterron 4-0 Argjentinen e Maradones, nje rezultat qe nuk le asnje hapesire per alibi. Skuadra e Joakim Lev e ka pare veten ne avantazh vetem pas 3 minutave loje, ku Tomas Myler perfiton nga shperqendrimi i mbrojtjes kundershtare dhe e dergon topin ne rrjete. Gjermanet mbyllen virtualisht ndeshjen ne pjesen e dyte, me golat e Kloses ne te 68-ten dhe Fridrish ne 74-ten, pas disa aksioneve te rrjedhshme. Goli i katert eshte realizuar serish nga Klose, i cili gjen rrjeten pas nje kundersulmi ne te 89-ten dhe firmos turperimin e Argjentines.
Dueli i djeshem ne Kejp Taun ishte padyshim çerekfinalja me e rendesishme e Afrikes se Jugut. Ne fushe zbriten dy skuadra qe se bashku kane fituar pese tituj boterore, e qe jane perballur shume here ne fazen finale te Kupes se Botes. Rivaliteti ishte mjaft i madh, edhe prej gjashte precedenteve, nese llogaritet edhe sfida me Gjermanine Lindore ne ’74 dhe dy finalet e viteve 1986 dhe 1990. Dy skuadrat e pergatiten kete ndeshje ne menyra te ndryshme: me arrogante dhe e zhurmshme nga ana e Maradones dhe me e permbajtur dhe e qete nga te besuarit e Joakim Lev. 90 minutat nuk kane zhgenjyer, pasi nuk munguan spektakli, emocionet dhe golat. Gjermanet realizojne nje “poker” te jashtezakonshem, ndersa kuotat e tyre drejt titullit ngrihen ne menyre te pabesueshme, pasi me pare kishin shkaterruar 4-1 edhe Angline e Fabio Kapelos. Skuadrat nuk kishin as kohen e mjaftueshme per t’u rreshtuar ne fushen e lojes, pasi Gjermania ka zhbllokuar menjehere rezultatin.
Mbrojtja argjentinase nuk duket e perqendruar, e pergjumja e Otamendit dhe portierit Romero mbi te gjithe, i jep mundesi Mylerit qe te devijoje me koke drejt rrjetes nje harkim te Shvajnshtajger nga goditje denimi. Talenti i Bajernit te Mynihut realizon golin e katert ne boteror, ndersa gjermanet mund te kontrollojne lojen sipas deshires. Te qete nga avantazhi, ata kerkojne te dyfishojne shifrat, kryesisht me aksione nga e djathta, por ne te 24-ten Klose nuk shfrytezon nje asist perfekt te Myler. Ne anen tjeter, Argjentina vuan per te gjetur hapesira, ndersa Mesi dhe Tevez jane ne hije. Skuadra e Maradones rritet ne minutat e fundit, por nuk arrin te barazoje shifrat. Neuer nderpret nje pasim te bukur te Mesit per Tevez, ndersa ne te 34-ten neutralizon nje tentative te Higuain. Ne minuten e 36-te, Argjentines i mohohet me te drejte goli i barazimit, per nje pozicion te dukshem jashte loje. Me amerikanojugoret qe fitojne terren, gjermanet nuk qendrojne si spektatore. Me Podolskin (38’) dhe Myler (43’) ata vene ne prove portierin Romero.
Ne fraksionin e dyte te lojes, Argjentina provon lojen nga krahet me Maksi Rodriguez dhe Di Marian dhe arrin te prodhoje diçka: Di Maria, Tevez dhe Higuain shqetesojne “gardianin” Neuer. Por, Gjermania ka hapesira te medha ne dispozicion per aksionet e saj te shpejta. Ne fakt, ne te 68-ten, Klose dergon pa veshtiresi ne rrjete nje top te ardhur pas kombinimit mjeshteror ndermjet Myler dhe Podolski. Ky ishte goli qe “shembi” Argjentinen, e cila gjunjezohet ne te 74-ten nga rrjeta e Fridrish pas asistit te Shvajnshtajger. Pjesa e mbetur eshte nje simfoni gjermane, me Anxhela Merkel qe festonte si “ultras” ne tribune, Maradonen te strukur ne stol dhe Klosen qe ne te 89-en gjen kohen te realizoje edhe golin e katert. Argjentina turperohet dhe shtyn per me vone endrren per te fituar Kupen e Botes. Nderkohe, skuadra e re gjermane (mosha mesatare 24 vjeç e 96 dite), eshte pasqyra e nje vendi, i cili eshte i pari qe arriti te triumfoje njekohesisht ne Europianet per U-17, U-19 dhe U-21. Skuadra e Lev ka mahnitur me futbollin e bukur, taktiken dhe tekniken e paraqitur. Problemi i vetem, i pasdites perfekte te se shtunes, ishte ndeshkimi i Myler, i cili eshte i skualifikuar per ndeshjen gjysmefinale.