e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skënderbeu reagon ashpër ndaj Partizanit: Lojë të shëmtuar!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skënderbeu reagon ashpër ndaj Partizanit: Lojë të shëmtuar!

Klubi i Skënderbeut ka reaguar ashpër ndaj rivalëve të tyre më të afërt, Partizanit. Pas akuzave që klubi i kuq bëri për gjeste anti-sportive në takimin e luajtur dy ditë më parë (Partizani-Skënderbeu 1-1), korçarët thonë se Kristi Vangjeli është një lojtar shembullor dhe nuk kishte si qëllim të dëmtonte tifozët vendas.

988763_483830808477987_7503177536520313807_nNë reagimin e publikuar në faqen zyrtare të Skënderbeut në "Facebook", thuhet se 'kampionati nuk fitohet me reagime në rrjetet sociale dhe se humbjet nuk mund të justifikohen me arbitra'.

Deklarata e plotë e klubit të Skënderbeut:

Nuk kemi dashur kurrë, përveç rasteve kur jemi dënuar 'qëllimisht' të merremi me arbitrat por nisur nga fakti që klubi rival i Partizanit mundohet të justifikojë rezultatet e dobëta duke hedhur 'baltë' mbi ekipin tonë na lind e drejta të shkruajmë disa fjalë.

Klubi rival do ishte e udhës të jepte një shpjegim për mënyrën sesi u 'zhduken' topat nga fusha pas shënimit të golit nga Stevan Raçiç, ose me e drejtë do ishte të justifikohej loja e shëmtuar ku në cdo 1 minutë gjeje një lojtar të shtrirë në fushë. E vërteta është që në 52´ minuta lojë vetëm 18´ minuta ishin efektive.

Nuk u morrëm kurrë me penalltinë e akorduar pavarësisht dyshimeve, e lamë të gjykohej nga ato media që 'vdesin' të rikthejnë titullin në kryeqytet. Pse drejtuesit e klubit rival nuk justifikojnë veprimin jo-sportiv të lojtarit të tyre Idriz Batha ndaj Osmanin. Mos vallë mesfushori i tyre meritonte kartonin e kuq për goditje me grusht të kundërshtarit??

Dhe se fundi nuk e kuptojmë kërkesën e sotme për të dënuar Kristi Vangjelin, një lojtar shëmbull brënda dhe jashtë fushe kur objekti 'piroteknik' nuk përfundoi tek tifozët dhe nuk kishte qëllim të dëmtonte tifozët rivalë por rifillimi i shpejtë i lojës, Kristi bëri punën e atyre 'pastruesve' të fushës që u zhdukën po ashtu si 'djemtë e topave' pasi kaluat në avantazh.

Kampionati nuk fitohet në facebook dhe humbjet nuk mund të justifikohen gjithmonë duke 'përbaltur' kundërshtarin dhe garën e ndershme. Nuk është në mentalitetin e klubit tonë të merremi me arbitrat dhe kundërshtarët, ky fakt na diferencon prej 5 vitesh nga të tjerët.

Untitled-3