e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Barcelona në çerekfinale, MSN eliminon Arsenalin (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barcelona në çerekfinale, MSN eliminon Arsenalin (VIDEO)

Barcelona është kualifikuar për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Katalanasit fituan 3-1 në ndaj Arsenalit në ndeshjen e kthimit të luajtur mbrëmjen e së mërkurës, në Spanjë.

Nejmar kaloi vendasit në avantazh në minutën e 18´ të pjesës së parë, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes.

14581644633505Pjesa e dytë filloi me Arsenalin në sulm. Miqtë gjetën golin e barazimit në minutën e 51´ me anë të Elneny-t. Kur dukej se Arsenali rihapi lojën, Suarez dyfishoi rezultatin për Barcelonën në minutën e 65´, ndërsa Lionel Mesi realizoi rrjetën e tretë duke përcaktuar edhe rezultatin final.

Barcelona u duk sikur e pati më të lehtë këtë sfidë, edhe për shkak të rezultatit të parë (0-2) që kishte arritur në Angli.