e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skënderbeu likuidon Vllazninë, shkëputet +6 nga Partizani (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skënderbeu likuidon Vllazninë, shkëputet +6 nga Partizani (VIDEO)

Skëndereu e ka shfrytëzuar në mënyrën me të mirë të mundshme ndalesën e Partizanit në Laç. Bardhekuqtë kanë fituar sot në shtëpi ndaj Vllaznisë 2-1 duke e thelluar në 6 pikë diferencën me ndjeksit nga kryeqyteti.

Untitled-11Ndeshja e sotme e luajtur në Korçë ka qenë një sfidë mjaft e bukur dhe e lugtuar natyrisht që vendasit kanë qenë dominues dhe në fund janë shpërblyer me 3 pikë të arta.

Vllaznia nga ana tjetër edhe pse me mungesa, ka bërë një lojë dinjitoze, madje duke trembur korçarët në fundin e ndeshjes pas golit të Shtubinës.

Takimi nisi me korçarët përpara. Renatinjo që kishte zënë vendin e Salihit bën mjaft mirë dëtyrën që i ishte ngarkuar dhe në minutën e 14 i jep avahtazhin Skënderbeut pas një asisti perfekt të Latifit. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 1-0.

Në pjesën e dytë është sërish Skënderbeu që sulmon dhe gjen edhe golin e dytë me Latifin. Kosovari me golin e realizuar konfirmohet si një nga më të mirët e ketij takimi.

Megjithatë Vllaznia nuk dorëzohet dhe ngushton diferencat me Shtubinën. Goli i shkodranit shërbeu sa për statistikë pasi ndeshje u mbyll në shifrat 2-1. Skëndebeu ngjitet në kuotën e 66 pikëve, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e 7 me 29 pikë.

Supergol nga Ndricim Shtubina:

Goli i Latifit:


Goli i Renatinjos:

Skënderbeu - Vllaznia 2-1
Golat: Renatinjo 14´ Latifi 65'/ Shtubina 70´
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Arapi, Progni, Lilaj, Orelesi, Latifi, Renatinjo, Xhejms Trajner: Mirel Josa
Vllaznia: Dragojeviç, Pjeshka, Cicmil, Marku, Hakaj, Krymi, Tafili, Sefa, Dyca, Çinari, Shtubina Trajner: Armando Cungu