e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Dritë për Flamurtarin, ndal Teutën në Niko Dovana

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dritë për Flamurtarin, ndal Teutën në Niko Dovana

Pas një sërë rezultatesh negative radhazi, Flamurtari ka marrë sot një barazim me shumë vlera në "Niko Dovana" përballë Teutës vendase. Vlonjatët i janë falur golit të Danilos i cili barazoi shifrat dhe vulosi fatin e takimit të sotëm në shifrat 1-1.teuta flasmurtari

Teuta ka shënuar e para me Rustem Hoxhën i cili realizoi pas një goditje dënimi duke i dhënë avantazhin ekipit të tij, por nuk ka mundur ta adminostrojë dot deri në fund. Në minutën e 67-të ishtë sulmuesi brazilian që barazoi shifrat.

Me barazimin e arritur sot, Flamurtari ngjitet në kuotën e 24 pikëve, 3 më shumë se Bylisi që ndodhet i parafundit. Nga ana tjetër teuta shpërdoron një mundësi të mirë për të qenë sa më pranë vendit të tretë pasi tashmë e sheh veten në kuotën e 45 pikëve, 3 më pak se Kukësi.