e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skënderbeu Vllaznia 2-1/ Tifozët e kanë me Partizanin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skënderbeu  Vllaznia 2-1/ Tifozët e kanë me Partizanin

Tifozët ofendojnë në kor klubin e Partizanit, Josa gjen kohën për të "ledhatuar" topin dhe portieri i Vllaznisë, Dragojeviç, kërkon të ndalet loja, pasi shikon se i janë zgjidhur lidhëset e këpucëve. Këto ishin disa nga pikantet që prodhoi ndeshja e djeshme. skenderbeu vllazniaJosa

Në minutën e 87-të, gjatë një aksioni në pjesën e fushës ku ndodhet pankina e Skënderbeut, topi doli jashtë dhe mbeti për pak sekonda në këmbët e Josës. Ky i fundit gjeti momenti për të bërë një finte, duke fituar në këtë mënyrë edhe duartrokitjet e tifozëve.

Tifozët

Një numër relativisht i vogël (afro 3 mijë) tifozësh korçarë ishin të pranishëm dje në stadium, ndërsa mungonin ata nga Shkodra. Kur shënoi Skënderbeu, ultrasit korçarë nisën të ofendonin në kor klubin e Partizanit. Kjo u përsërit disa herë gjatë ndeshjes.

Portieri

Andrija Dragojeviç i kërkoi gjyqtarit në minutën e 77- të që të ndërpriste ndeshjen. Arsyeja ishte se këpucët i ishin zgjidhur. Kryesori Alla ndërpreu pak sekonda lojën dhe menjëherë mbrojtësi shkodran, Marku, shkoi për t'i lidhur lidhëset, duke qenë se portieri duhet të hiqte një herë dorashkat për ta kryer vetë këtë punë.

Humori

Administratori i Vllaznisë, Fatos Gjyrezi, është parë duke bërë batuta pas ndeshjes me presidentin Takaj. Me sa duket, humbja në Korçë ishte e pritshme për shkodranët dhe kaloi me sportivitet.