Skënderbeu-Laçi, formacionet zyrtare, korçarët me surpriza
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Skënderbeut, që do të luhet sot në orën 16:00 pritet me një interesim mjaft të madh nga opinioni sportiv.
Skënderbeu është gati për ndeshjen e parë. Në stërvitjen e fundit ka qenë prezent edhe presidenti Ardjan Takaj, i cili i ka karikuar lojtarët e tij.
Kujtojmë se ai ka këmbëngulur që këtë sezon i do të dyja, edhe trofeun e titullit kampion, por edhe atë të Kupës. Nga ana tjetër kurbinasit e shohin këtë përballje vendimtare për të shpëtuar sezonin.
Janë publikuar formacionet zyrtare të kësaj sfide ku te Skënderbeu bien në sy ndryshime të mëdha pasi mungojnë dy lojtarët kryesorë si Latifi dhe Xhejms. Nërkohë Josa ka hedhur në fushë emra që deri tani nuk kanë aktivizuar pothuajse fare si Lulaj, Dema, Nafiu, apo edhe paraguaiani Orue.
Laçi-Skënderbeu ora 16:00
Laçi: Selmani, Ademir, Buljan, Çela, Sefgjinaj, Veliaj, Mustafa, Gocaj, Cetkoviç, Nimani, Mitraj
Skënderbeu: Shehi, Abazi, Arapi, Osmani, Lulaj, Eskuerdinja, Dema, Nafiu, Progni, Renatinjo, Orue Gjyqtarë: Bardhyl Pashaj, Nertil Bregasi, Ergin Doda, Orlando Kuka