e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Morata i pamëshirshmi: Të përfitojmë nga ky Milan

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Morata i pamëshirshmi: Të përfitojmë nga ky Milan

E nisëm sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme, bëmë gjithçka për të rikuperuar, por nuk do të vlejë asgjë nëse në fund nuk fitojmë titullin kampion". Është ky mendimi i Alvaro Moratës në një intervistë për rrjetin "Mediaset".morata Sulmuesi spanjoll i Juventusit nënvizon objektivat dhe pengjet e sezonit, por duke u profilizuar edhe te finalja e kampionatit, e cila sipas 23- vjeçarit është ndeshja e ardhshme në kampionat, kundër Milanit, në "San Siro".

"Titulli i pestë kampion radhazi ka qenë objektivi ynë kryesor. Këtu te Juventusi punojmë të gjithë në një drejtim dhe gjithmonë për të fituar. Në kampionatin italian mjafton një ndeshje e mbrapshtë dhe gjithçka mund të shkrumbohet. Kaq mjafton për t'u dhënë kurajë kundërshtarëve.

Edhe pse mund të duket sikur Napoli ka dalë nga lufta për titullin, unë mendoj se jo vetëm ata, por edhe Roma që po bën një sprint të frikshëm është ende në lojë. Ka ende ndeshje deri në fund, ndonëse ne kemi një shans të artë, duke parë edhe 'dhuratën' që na bëri Udineze.

Sekreti i Juventusit? Ne shohim vetëm brenda shtëpisë sonë, jo jashtë saj. Vetëm kështu mund të mbajmë mendjen e qetë dhe të zbrazët, vetëm kështu mund të luajmë siç dimë dhe pa i shtuar presion vetes". Nuk ka dyshime se për sulmuesin e rritur te Reali i Madridit, eliminimi nga Liga e Kampioneve ishte pengu më i madh sezonal. Kundër Bajernit të Mynihut ndodhi diçka e pamenduar, duke qenë se avantazhi 2-0 për 70 minuta u rikuperua dhe u përmbys nga gjermanët:

"Vitin e kaluar i shkuam shumë pranë Ligës së Kampioneve dhe ndoshta e meritonim më shumë sesa Barcelona për ta fituar atë, duke parë udhëtimin e vështirë që patëm deri në finale. Ndërsa sivjet nuk meritonim të eliminoheshim kundër Bajernit, ndonëse futbolli ndonjëherë tregohet shumë i padrejtë, - vazhdon Morata, që në fund e mbyll me analizën e tij për ndeshjen e radhës.

- Milani do të bëjë të pamundurën që të na mundë, për të na trembur ndoshta edhe në pritje të duelit tjetër që do të kemi me ta, në finalen e Kupës së Italisë. Skuadër në krizë? Dhe jam i lumtur kështu. Madje, shpresoj që Milani të vazhdojë të mbetet në krizë deri të shtunën, sepse kështu do ta kemi më të lehtë. Kundër tyre duhet të tregohemi të pam- ëshirshëm dhe t'i mundim për t'iu afruar titullit".