e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skënderbeu/ Këshilla pa fund, punohet me krahët

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skënderbeu/ Këshilla pa fund, punohet me krahët

Java anti-Tiranë po shkon drejt fundit dhe duket se Mirel Josa, veç përgatitjeve në fushë, është ndalur edhe te këshillat.

skenderbeu stervitjePara se të niste stërvitja, trajneri ka kryer edhe një minianalizë 7-8-minutëshe në dhomat e zhveshjes, duke i njohur lojtarët me programin e ditës, por edhe duke dhënë porosi. Tekniku ka kërkuar përqendrim dhe ua ka bërë të qartë të tijve se përballë do të kenë një kundërshtar të fortë.

Seanca stërvitore ka nisur më pas në aneksin e stadiumit, me kuadratin dhe ushtrimet e ndryshme të streçingut, për të vijuar më pas me një program specifik. Trajneri kryeqytetas dje u ka dhënë më shumë përparësi krahëve të ekipit, duke mbajtur për një pjesë të madhe ekipin me ushtrime të ndryshme të daljes nga krahët.

Ai ka kërkuar saktësi në harkime dhe vertikalizime, por edhe shpejtësi në aksionet që zhvilloheshin si në të majtë, edhe në të djathtë të fushës. Udhëzimet e para i shkojnë Latifit, që të mundohet të luajë sa më thjeshtë dhe të japë shpejtësi në sulme, e më pas radhën e ka Nafiu.

Lojtar të cilit Josa i tërheq shpesh vëmendjen, duke i kërkuar përmirësim në luftën një për një me kundërshtarin. Sigurisht që edhe mesi i fushës është nën vëzhgimin e rreptë të stafit, teksa pritet më shumë saktësi në pasime nga Orelesi e Nimaga.

Mandej, bardhekuqtë kanë zhvilluar ushtrime të ndryshme për qarkullimin e topit si dhe goditjen e kuadratit. Në seancën e djeshme, Josa ka zbuluar pothuajse plotësisht formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë, duke filluar me Shehin në portë dhe para tij dyshen Jashanica-Osmani në qendër.

Në të djathtë Vangjeli dhe në të majtë Arapi do të plotësojnë prapavijën. Në mesin e fushës duket se Josa i ka thuajse të qarta gjërat. Progni dhe Latifi do të jenë titullarë nga krahët, ndërsa në mesin e fush- ës tre lojtarë do të luajnë për dy vende në formacion.

Orelesi-Lilaj-Nimaga duket se janë në luftë për dy qendrat e mesfushës ku për momentin nigeriani dhe korçari duken më të favorizuar. Në sulm nuk ka dilema. Xhejms do të jetë kolegu i Salihit në repartin ofensiv me Renatinjon që edhe pas dy golave të shënuar do ta nisë nga stoli.

Përgatiti: Llazi Saro