e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skënderbeu-Flamurtari, Takaj batutë me Radasin, ja cfarë nuk u pa

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skënderbeu-Flamurtari, Takaj batutë me Radasin, ja cfarë nuk u pa

-Rreth 3 mijë tifozë e kanë ndjekur ndeshjen e djeshme në Korçë, teksa "Ujqërit e dëborës" ishin të organizuar veçmas në stadium. Ajo që ra në sy ishte mungesa e tifozëve vlonjatë.salihi -Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj dhe i përhershmi Arlind Boshku dje kanë pasur në krah në tribunën VIP rektorin e Universitetit të Korçës, Gjergji Mero, drejtorin sportiv të klubit, Haris Fakiç, menaxherin Marselo Troisi, deputetin e Korçës, Gjergji Papa, si dhe kryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo.

-Hamdi Salihi dje ka shënuar tregolëshin e parë me fanellën e Skënderbeut, ndërkohë që ka qenë Osmani, ai që mbahet për batutat e shumta, i cili pas tre golave të shënuara në fundin e ndeshjes, ia ka dhënë topin si dhuratë për ta marrë në shtëpi. Shkodrani pas këtij tregolëshi arrin në kuotën e 24 golave të realizuar.

-Një gjest për t'u mbajtur mend gjatë në minutën e 85-të të takimit. Kapiteni legjendar Bledi Shkëmbi vonoi disa minuta në momentin që do të zëvendësohej për shkak se po kryheshin edhe dy ndërrime të tjera për miqtë. Shehi pa asnjë arsye e nxjerr topin në anësore për t'u futur Bledi Shkëmbi. Ky moment shoqërohet me duartrokitje të pafundme nga tifozët në adresë të mesfushorit që i mungonte prej disa javësh fushës së blertë.

-Në përfundim të takimit, presidenti Takaj ka zbritur në dhomat e zhveshjes për të përgëzuar të tijtë për fitoren dhe nuk kanë munguar batutat me kroatin Marko Radas. Në momentin që Radas po jepte prononcimin për "Panorama Sport", presidenti Takaj është afruar tek ai dhe në humor e sipër i ka thënë. "Çfarë ka Marko? E kemi djalë shumë të mirë, do ta bëjmë trajner në të ardhmen", ka qenë batuta e presidentit që ka sjellë jo pak të qeshura dhe nga ana e mbrojtësit kroat.

-Leonit Abazi ka dalë i dëmtuar nga fusha e lojës. Në përfundim të ndeshjes, lojtari ka bërë të ditur se ndiente dhimbje në kërcin e hundës dhe kjo do ta detyrojë që ndoshta sot të bëjë një grafi për të parë masën e dëmtimit.