e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skënderbeu 2-1 Vllaznia/ JA ÇFARË NUK U PA NË TV

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skënderbeu 2-1 Vllaznia/ JA ÇFARË NUK U PA NË TV

? Tribuna VIP e stadiumit "Skënderbeu" nuk ishte shumë e mbipopulluar dje. Aty ka qenë i pranishëm presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj dhe zëvendësi Arlind Boshku, ndërsa nga shkodranët nuk ka munguar Armir Grima.

skenderbeu vllaznia? Për sa i përket trajnerit të Vllaznisë, Armand Cungu, edhe ai e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna, pikërisht nga dhoma e presidentit Takaj, atje ku ka shoqëruar me emocion çdo minutë të takimit. Nuk kanë munguar edhe shfaqjet e pakënaqësisë me mënyrën e lojës së ekipit gjatë pjesës së parë, ndërsa vazhdimisht komunikonte edhe me Grimën që ndodhej në tribunën qendrore.

? Në përfundim të pjesës së parë, Cungu së bashku me Grimën kanë zbritur në dhomat e zhveshjes për të dhënë udhëzimet për ekipin dhe janë ngjitur vetëm 1 minutë para se loja të fillonte.

? Përveç Nafiut, edhe Bruno Lulaj ka qenë risi në lojën e Skënderbeut. Gjithashtu, edhe Renatinjo nisi për herë të parë një ndeshje nga minuta e parë, pasi ishte aktivizuar vetëm si zëvendësues.

? Lilaj rikthehet në fushë si titullar pas dy muajsh dëmtimi, ndërkohë që nuk kanë qenë farë në stol Salihi, Latifi dhe Radas, tre titullarët e Skënderbeut.

? Kapiteni i Vllaznisë Marku në minutën e tretë kishte probleme me shiritin e kapitenit dhe u desh ndërhyrja e stafit shkodran që ai të futej sërish në fushë.

? Trajneri i Vllaznisë në ndeshjen e djeshme, malazezi Aleksandër Maxhar, u desh të priste futbollistin Radoviç që të dilte nga dushi, për të dhënë intervistën për mediat, pasi Rudoviç bëri rolin e përkthyesit. Maxhar ka qenë shok ekipi me serbin Ivan Gvozdenoviç te Cervena Zvezda.

kë? Pas ndeshjes, lojtarët korçarë që nuk u aktivizuan kanë zhvilluar stërvitje nën drejtimin e përgatitësit atletik, ndërsa grupit i është bashkuar edhe Sebino Plaku.