e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skaner i Musollit, ja si shkon Kukësi në Europë.

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skaner i Musollit, ja si shkon Kukësi në Europë.

Mesfushori i Kukësit, Besar Musolli, në një intervistë për "Panorama Sport" shprehet se takimi i fituar kundër Flamurtarit shërben si një motiv më shumë për të fituar ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë. Besar Musolli duke pire ujeAi e vlerëson shumë Vllazninë, por ka besimin se Kukësi do shkojë dhe do triumfojë në Shkodër, pasi skuadra është në gjendje shumë të mirë dhe vetëm fitorja i bën punë.

Mendoni që fitorja me Flamurtarin ka sjellë stabilitetin për Kukësin?

Çdo fitore ka rëndësinë e vet, po ashtu edhe ajo me Flamurtarin. Gjatë këtyre ndeshjeve, loja jonë është rritur dukshëm. Na ka munguar vetëm rezultati, nuk është që s'kemi pasur stabilitet.

Presidenti ju ka kërkuar 4 fitore rresht, mos ndoshta janë shumë?

Është normale që çdo president kërkon rezultate, mendoj që kalendarin e ndeshjeve e kemi shumë të favorshëm tani për të arritur 4 fitore dhe besoj që do ia dalim me sukses.

Si e shikoni ndeshjen me Vllazninë?

Shumë e vështirë. Dihet që Vllaznia në fushën e vet është e vështirë për t'u mundur. Meritojnë shumë respekt.

Vllaznia e trajnerit Cungu është e ndryshme nga ajo e dy fazave të para, u druheni atyre?

Ne nuk i druhemi askujt, mirëpo respektojmë çdo kundërshtar që kemi përballë, kështu do bëjmë edhe ndaj Vllaznisë.

I keni mundur 3 herë nga 5 të mundshmet në Shkodër, ndërsa ata vetëm 1 herë, pretendoni se historia do përsëritet?

Mendoj që këto rezultate i përkasin historisë. Do jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e vështirë, por ne besojmë në fitore.

A mund ta kapë ky Kukës Europën nga kampionati?

Përderisa kemi gjasa matematikisht, unë them që mundet dhe ne do provojmë nga të dyja frontet të kapim Europën, si nga Kupa e Shqipërisë, po ashtu dhe kampionati.

Në garën për vendin e tretë me Tiranën dhe Teutën, cila ju tremb më shumë?

Asnjëra nga të dyja... Varet se si do jetë ecuria e tyre me ekipet e tjera, gjithashtu kemi edhe përballjet direkte që do të thotë shumë. Rruga ende është e gjatë, pasi ka dhe shumë javë kampionat. Do varet dhe nga kush gabon më pak.

Keni shkuar dy herë në finale në Kupë dhe nuk keni mundur ta fitoni, a është ky viti i duhur për ta marrë apo jo?

Është e vërtetë që kemi humbur dy herë finalen e kupës. Këtë herë besojmë që kupa do të jetë e jona. E treta e vërteta.

Cilën do preferonit në gjysmëfinale?

Të them të drejtën, ende s'e kam menduar, por pa menduar gjatë dua të them ishshokët e ekipit që luajnë për Flamurtarin. Pra, Flamurtarin.

Sa i ndryshëm është ky Kukës me atë të dy fazave të para?

Ndryshimi është që kemi marrë dy lojtarë shumë të mirë si Izair Emini dhe Matija Dvornekoviç, gjithashtu mendoj që trajneri Duro po bën një punë shumë të mirë me ne.

Ju luani prej 4 vitesh te Kukësi, mendoni që ky është sezoni më i dobët i Kukësit?

Nuk e mendoj që jemi më dobët se vitet e tjera, por gjithsesi ka ende kohë dhe kemi mundësi për të arritur objektivat si nga kampionati, ashtu edhe nga kupa.